• |
ide | kryesore

Skandali i vërtetë McGonigal

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Zhurma shurdhuese e opopzitës mbi çështjen McGonigal ka errësuar të vetmin skandal real që ka prodhuar deri tani kjo ngjarje. Bëhet fjalë për deklaratën e kryeminstrit Rama se nuk ka shanc që opozita të ngrejë komision hetimor mbi këtë çështje. Nëse ka një deklaratë realisht skandaloze nga ana e qeverisë për rastin McGonigal është pikërisht refuzimi publik nga shumica për të lejuar komision hetimor nga opozita.

LEXO ME TEj: Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare është një e drejtë kushtetuese, automatike dhe themelore e opozitës, për sa kohë ajo mbledh 25% të firmave të deputetëve në parlament. Është një e drejtë kaq bazike saqë është sanksionuar, e zeza mbi të bardhë, në Kushtetutën e Shqipërisë, në pikën 2 të Nenit 77 që thotë krejt qartë se “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.” 

Megjithëse Kryeministri Rama është krenuar publikisht se nuk e ka lexuar Kushtetutën e Shqipërisë, mos njohja e kushtetutës nuk e justifikon shkeljen e saj. Neni 77 e thotë qartë se nëse 25% e deputetëve të Kuvendit kërkojnë ngritjen e një komisioni, votimi i tij nga shumica është një formalitet, pasi ngritja e komisionit është automatike dhe e detyrueshme.

I vetmi kufizim që përcakton neni 77 është që komisioni të ketë një objekt specifik, pra të shqyrtoj “një çështje të vecantë”. Ama ky është një kufizim formal që në realitet pothuajse nuk mund të aplikohet pasi çdo cështje mund të paraqitet si “e veçantë” apo “specifike”. Në rastin konkret çështja McGonigal është aq e veçantë saqë është reduktuar tek një emër i përvecëm, për pasojë nuk ka kufizim sipas nenit 77. 

Ndaj deklarata e Ramës se nuk do ngrihet komision hetimor mbi këtë çështje dje, sikurse edhe refuzimi i komisionit nga mazhoranca nëse ndodh nesër, janë akte thellësisht anti-kushtetuese dhe anti-demokratike. Komisionet hetimore janë një nga instrumentat themelore të parlamentarizmit dhe opozitarizmit. Idea se është kryeministri që përcakton se cilat çështje mund të hetohen nga opozita është sa anti-kushtetuese aq edhe absurde, sepse eleminon çdo kontroll real të ekzekutivit nga legjislativi.

Natyrisht shumica dhe kryeministri janë në të drejtën e tyre ta denoncojnë komisionin hetimor McGonigal si një farsë politike. Me të drejtë mund të argumentojnë se është thjesht zhurmë e krijuar nga opozita dhe lideri i saj për hallin e këtij të fundit. Ata në parlament dhe në media mund të tregojnë se gjithçka bazohet tek spekulime dhe se nuk ka asnjë indicie të shkëmbimit të favoreve (quid pro quo) mes kryeministrit dhe zyrtarit të FBI-së McGonigal. 

ANDI BUSHATI: Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Janë gjithashtu në të drejtën e tyre tu tregojnë shqiptarëve se opozitën nuk e vdiq dhe as e varrosi Rama me McGonigal, por vetë liderët e saj Berisha dhe Basha. I pari për hallin e tij familjar dhe i dyti thjesht nga boshllëku i papërballueshme i ekzistencës së tij politike. 

Ama kryeministri Rama dhe shumica socialiste nuk kanë as tagër kushtetues dhe asnjë justifikim politik për të përcaktuar se cilat komisione hetimore duhet të ngrejë opozita.  Komisionet hetimore janë në esencë një instrument politik dhe jo juridik. Sikurse e thotë qartë Neni 77 i kushtetutës: “Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund ti njoftohen prokurorisë”.  Për pasojë edhe nëse komisionet hetimore keq-përdoren efektet janë politike dhe jo juridike, ato nuk cënojnë të drejtat themelore të asnjë politikani apo qytetari.

Është vetë opozita që do paguajë koston politike nëse ngre një komision hetimor për një cështje që nuk prek nervin e protestës qytetare apo ku nuk mund zbardhë asnjë fakt skandaloz për publikun përtej dyshimeve të saj, sado të arësyeshme qofshin ato. 

Rëndësia e komisioneve hetimore nuk qëndron thjesht tek hetimi i shkeljeve por mbi të gjitha tek përmirësimi i legjislacionit ekzistues. Llogjika penale që e ka pushtuar hapësirën tonë politike i ka reduktar komisionet hetimore tek efekti i tyre juridik. Ndërkohë këto komisione shërbejnë, apo duhet të shërbejnë, jo thjesht për dënim por për parandalim. Janë hapësira ku prodhohet përmirësimi i rregullave qeverisëse në mënyrë që të reduktohet korrupsioni apo kapja e shetit në të ardhmen.

Në rastin konkret edhe sikur çështja McGonigal mos të prodhojë asnjë skanadal ajo nxori në pah mënyrën jo – transparente dhe kaotike të funksionimit të ekzekutivit tonë në raport me grupet e interesit. Minimalisht duhet ndërtuar një protokoll apo rregullore që bën transparencën e takimeve të kryeministrit me zyrtarët e huaj apo me biznesmenët që kanë interesa, ose bëjnë lobim, tek qeveria. Një komision hetimor jo vetëm nxjerr në pah mungesën e transparencës në funksionmin e ekzekutivit por edhe propozon mënyrat se si ajo mund të përmirësohet, pavarësisht nëse ka apo jo shkelje penale.

Për të gjitha këto arësye deklarata e kryeministrit Rama se nuk do ngrihet komision hetimor mbi çështjen McGonigal është shumë më skandaloze se vetë çështja në fjalë. Është një atentat kundër parlamentarizmit, transparencës dhe demokracisë në përgjithësi. Dhe për pasojë, duhet denoncuar si e tillë.

Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një goditje pëfundimtare ndaj demokracisë shqiptare, sikurse pretendojnë mjaft opozitarë. Ngritja e komisionit hetimor McGonigal nuk varet nga vullneti i kryeministrit por nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit nëse shumica socialiste e refuzon atë. 

Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën 

Edhe pse janë të shumtë opozitarët që e kanë shpallur Shqipërinë diktaturë, kryeministri Rama ende nuk e ka nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë. Pavarësisht kufizimeve të sistemit tonë, apo të metave të reformës në drejtësi, ende jemi larg situatës turke ku Erdogan emëron në Gjykatën Kushtetuese zarët e tij (shiko: https://verfassungsblog.de/death-blow-tcc/) apo situatës hungareze ku Viktor Orban me shumicën e tij absolute në parlament ka shtënë në dorë tashmë Gjykatën Supreme (shiko: https://www.theguardian.com/world/2022/aug/14/viktor-orban-grip-on-hungary-courts-threatens-rule-of-law-warns-judge). 

Natyrisht që nesër Shqipëria mund të Orbanizohet apo Erdoganizohet. Ama për të ndaluar këtë proces dy hapa janë të domosdoshëm. Së pari, mbrojtja e të drejtave kushtetuese të opozitës përballë autoritarizmit të pushtetit. Së dyti, një lexim realist i “regjimit Rama” larg ekzagjerimeve alarmiste që i dekurajojnë në vend që ti mobilizojnë qytetarët në mbrojtje të demokracisë. 

Shkruar nga autori Blendi Kajsiu enkas për Lapsi.al



32 Comments

  1. Si gjithmone relativizime trashanike.

    Situata eshte skandaloze. Shqiperia eshte nen diktaturen e nje shteti mafioz. Kjo eshte e verteta lakuriqe.

    1. Si ore nuk e ka ne dore Kushtetuesen, kur asnje nga antaret nuk eshte gjyqtare, dhe kur antarja me dinjitoze dhe formim znj. Semini, kandiset me nje vote ne dallim nga e caktuara e Rames qe u shpall kryetare???? Per cfare drejtesie te pakapur flet kur mjaftonte vetem “Patronazhisti” pra abuzimi dhe intimidimi i zgjedhesve permes vjedhjes se te dhenave personale nga bazat shteterore te te dhenave, e le pastaj ky skandali i Amerikes!!! Vazhdoni dhe pini kafe me pseudo av. Ngjelen qe ka pjerdhur me kohe e vakt nga trute.

      1. E kam ndjekur me vemendje Kajsiun nder vite! Gjithmone e kam vleresuar kryesisht per stilin opozitar prandaj e kam veshtire te kuptoj metamorfozen e tij pas zgjedhjeve te 2021. Kryeteza e tij eshte relativizimi i se keqes! 1 – Rama eshte i korruptuar por kundershtaret e tij jane edhe me te korruptuar. 2 – Rama ka vjedhur zgjedhjet por nuk ka vjedhur aq sa per t’i marre fitoren kundershtarit. 3 – Rama ka ndikim ne drejtesi por jo aq sa thone kundershtaret! Kajsiu nuk ka problem te beje gjykatesin duke marre te mireqene akuzat e Rames per opoziten por tregon “permbajtje olimpike” per akuzat e artikuluara ndaj Rames jo thjesht nga opozita por dhe nga media nderkombetare! Emeruesi i ketyre tezave eshte ai qe shperndajne mercenaret e Rames ne cdo media te blere e kontrolluar nga pushteti qe Rama nuk eshte perfekt por kundershtaret e tij jane beterr. Nese Kajsiu apo “fruta” te tjera qe kane vene opoziten ne thepin e pushkes, do ishin duke bere ndonje opozite ndaj pushtetit me shume zemergjeresi do e justifikoja perqasjen e tyre si nje taktike per te ulur aksionet e opozitareve tradicionale me shpresen se kjo do rriste aksionet e tyre politike. Por ne fakt kjo as ka ndodhur as po ndodh … madje me qe keq akoma kajsinjte aktivizojne teorine e relativizimit kryesisht kur Rames i plasin skandale dhe kjo nuk me le rruge tjeter pervecse te mendoj se ose jane mercenare te tij ose te grupeve te interesit te lidhura me te. Ne cdo rast do e keshilloja te mos harronte shprehjen e famshme latine … verba volant, scripta manent …

  2. Per nje portal si Lapsi qe shquhet per profesionalizem, seriozitet e paanesi, eshte dobesi ti ule

    vlerat me autore te tille sahanlepires te pushtetit. Shkrimet e tij jane per tek Gazeta tema e Meros

    apo mediat e Bolinos ku do te gjeje edhe “shoket e armeve” merot, Frroket, Sokolballat,

    Ymerminxhozet, lorencvangjelet, dritanhilat dhe shpirtin e te ndjerit Andrea Stefani.

  3. Ne perfundim kush ishte morali i kesaj perralles?! Qe opozita e ekzagjeron dhe se rama nuk e ka kapur sistemin e drejtesise?! Rama kerkon kohe qe te mund te fitoje zgjedhjet, aty i ka shpresat, por harron qe i ka filluar numerimi mbrapsht.

  4. Kajsiu ka pak te drejte ne kritikat per opoziten dhe shume te drejte per qendrimin e Rames qe ka perdhosur Parlamentin dhe Kushtetunen edhe pas perfshirjes ne skandalin McGonicall, por nuk ka asnje fjale per ata qe e prune dhe mbajne Ramen ne pushtet…

    Te akuzosh vehten eshte shpesh kompleks inferioriteti, teksa fajtorin e ke perballe.

  5. “Së dyti, një lexim realist i “regjimit Rama” larg ekzagjerimeve alarmiste që i dekurajojnë në vend që ti mobilizojnë qytetarët në mbrojtje të demokracisë. “…. tani eshte apo jo skandaloze fakti qe eDrama eshte bere diktator, se spo te marrim vesh?? Sistemi i Drejtesise, me kete Kimçen qe kemi te mavijosur deri ne fyt, eshte jo i kapur por i stermavijosur. Sidomos me ate shoqen qe ia kaloi asaj tjetres qe donte te konfirmohej tek Lana, dhe qe gjithsesi eshte ne xhep te eDrames prej Alibashes… apo qe shkarkimet ne vetting jane bere sipas udhezimeve familjare, dhe se shume nga keto shkarkime po bien poshte nga KEDNJ ….??!!
    Pjeshke fare je… ta lumsha!!

  6. Tani, njeriu që investonte haptazi në deputetë dhe media për të shkatërruar opozitën, akuzon kundërshtarin e tij se po bën të njëjtën gjë.

    Është në historinë e tij në fakt, që ato që i ka bërë vetë, ia vesh edhe kundërshtarit të tij.

    Vetëm se në këtë rast, të keqen nuk e ka nga Rama, por nga SHBA.

    Dhe nuk ka McGonigal, Soros, Ramë, Duçkë, Nezë, apo revolucion, që ia heq damkën “non grata”, si një politikan i korruptuar familjarisht,rublat ruse nuk te bejne media profesioniste o shpellkar,por vetem e verteta,bushati e ka pranuar vete publikisht qe paguhet nga shkelzeni i salihut per te folur neper tv e spiuneve salih metaj

  7. Blendi te Piovra 7 dhe 8 eshte nje gazetar njesoj si ty qe mbron mafien. Edhe ai si ty argumenton mire qe uji duhet te shkoje ne mullirin e mafies patjeter. je skandaloz per moshen qe ke.

    1. E rrotullon e rrotullon por në fund si gjithmonë fajin e ka Saliu dhe opozita dhe se Rama është “njish”!!!Palo opinionist lajkatar i pushtetit.

  8. Per Kajsiun autorin e ketij shkrimi: A i lexon komentet poshte artikujvet qe botoni dhe nese po cfare mendon se shumica e tyre jane gabim ? I’m just curious.

  9. por të shitet sot si njeri i prekur në dinjitet dhe i poshtëruar ish-sekretari i byrosë së partisë të mjekësisë së Tiranës, të shitet sot si i revoltuar nga cenimi i dinjitetit njeriu që, me vullnetin dhe këmbënguljen e tij, i kalonte netët e dimrit në dhomën e pritjes së familjes së Enver Hoxhës apo ditët e verës duke vozitur me fëmijët e tij në Liqenin e Pogradecit, ky është kulmi i hipokrizisë dhe mashtrimit.

    1. Në dëshminë e dhënë për Clifford Chance, Jozef Hejsek zbulon se kontrata 4.5 milionë euroshe me Kastriot Ismailajn u firmos pasi biznesmeni u rekomandua si “aleati i ngushtë” i Metës dhe i Berishës nga ish-ambasadori në Pragë, Qazim Tepshi.

  10. po pse nuk analizon 1 rresht si shantazhonte opoziten me informacionin e FBI. pse nuk shkruan nje rresht si e futi ne konflikt PD duke shpallur non grata liderin e saj historik. qe Rama eshte killer me pagese i demokracise e morem vesh te gjithe. Marrezia dhe e keqja jote eshte se lodh trurin per te mbuluar mutin ku je dhe vete

  11. Prisni ende se nuk e ka mesuar zoteria ne Kolumbi qe ne krye te gjykates kushtetuese eshte vene dikush qe nuk ka punuar asnje dite gjykatese.

  12. Afera që sapo ka nisur SPAK dje me thirrjen e Ilir Metës, përbën një nga skandalet më të mëdhenj të abuzimit me qindra miliona të fondeve publike. E në këtë aferë, përveç Metës, i cili dëshmoi dje, duken të përfshirë edhe Sali Berisha dhe i biri Shkëlzeni.Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën CEZ, ka nxjerrë të dhëna tronditëse për këtë çështje, ku është nxjerrë përfundimin se shtetit i është shkaktuar një dëm kolosal në një shifër gjigande prej 414 milionë eurove.

  13. E njëjta skemë si çdo herë; ca deputetë të PD-së bëjnë sikur po hyjnë me forcë te dera e parlamentit, kur e dinë se nuk futen dot.

    Paralel me këtë veprim dhjetëra protestues bërtasin “Poshtë Rama”.

    Hedhin ndonjë tymçe dhe presin liderët e opozitës, Berishën dhe Metën.

    Ata vijnë te protestuesit që nuk janë të shumtë. Flasin, ligjerojnë dhe shkatërojnë kryeministrin. Dhe ikin.

  14. Meta ka një favor se Berisha. Nëse nuk i jepet partia me 3 mars, Berishës do t’i duhet të bëjë pazar me Metën që të marrë komisionerët dhe vëzhguesit sepse del totalisht out. Ne e dimë një pazarxhi në politikën shqiptare, ky është Ilir Meta. Dhe prandaj them se 3 marsi është i rëndësishëm për Berishën.
    Meta nuk ka hallin e PD sepse ku ta gjejë që Berisha të ulë kurrizin për të bërë pazar sepse do t’i japë edhe bashkitë që kërkon ai.

  15. “Opozita është kot”, “dorëzohet” Andi Bushati: Këtu ka mbaruar çdo gjë,bravo bushat me mire vone se kurre,por ne fund e kuptove qe opozita e salihut ka vdekur me kohe,shpellkaret e cecenet do te sulmojne ty Bushat si komunist

  16. Lubonjën e duan vetëm njerëzit e Berishës dhe Metës, sepse që nga 2011, Fatos Lubonja shkeli atë që askush se mendonte se do ta shkilte. Justifikoi vrasjet e 21 janarit. Madje me forcë, e që prej asaj dite është rreshtuar në një ithtar i njerëzve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të cilët, ndërsa Lubonjën e çojnë në qiell, avokat Ngjelën e sulmojnë

  17. Mjafton të dëgjosh thirrjet e tij në shesh të hapur, kërcënimet ndaj institucioneve të shtetit, dhe je i bindur se, jo vetëm vendimi i SHBA ka qenë i drejtë, por edhe se një mentalitet i tillë, i forcës, dhunës dhe poshtërimit të sistemit të drejtësisë ka qenë moto e punës së tij, qoftë si president, qoftë si shefi i qeverisë.

  18. Të dashur demokratë! Më 3 mars, ora 12:00, të gjithë bashkë para Kryeministrisë. Ora e Rezistencës, Revoltës, Revolucionit na thërret! Simbolet e PD dhe të pluralizmit nuk i japim! Shqipërisë i dalim Zot”, shkruhet në mesazh.

    “Ky është mesazhi me të cilën po ftohen njerëzit në protestë! Protestë për simbolin e PD pra dhe jo kundër Ramës! Kjo nuk është protestë kundër Ramës. Kjo është ftesë për një 8 janar të dytë”, shkruan Çollaku.

  19. 2005-s erdhën Zeni dhe Argita me legjendat e tyre financiare, që mund të mos kenë qenë fare legjenda, epoka e Berishës 2 që kulmoi me një tjetër mit ekonomik, Rezart Taçin, tani i zhdukur nga qarkullimi; paralel me këtë filloi të këndohej miti ekonomik i LSI-së, institucionit ku bëheshin para në mënyrë vertikale, e me regjim ushtarak, qindra njerëz vrapuan të rreshtoheshin aty për të siguruar përfitime jashtë ligjit, që nga nxjerrja e një patente e deri tek pozicionet e lakmuara mitmarrëse

  20. Edi Rama eshte cuni i skulptorit te Enver Hoxhes.

    Sali Berisha ishte qe ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta shok me Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe ka dal edhe familjarisht bashke me cunat e Enverit edhe me vet Enverin ne fotografi. Prandaj berishen ata e ben kryetar te PD.

    Fatos Nanon e njihte Nexhmije Hoxha nga instituti i saj marksist-leninist. Prandaj Fatos Nanon ata e ben kryetar te PS.

    Ilir Meta eshte kushuri i familjes se Sulo Gradecit nga Skrapari. Sulo Gradeci ishte shoqeruesi i Enver Hoxhes.

    Lulzim Basha: Mamaja Lulzim Bashes eshte nje kushurire te Nexhmije Hoxhes nga Dibra edhe prandaj u fut aq shpejt ne politike edhe u be edhe minister.

    Pandeli Majko: Mamaja e Pandeli Majkos ishte ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta profesoreshe ne Universitetin e Tiranes ku ishte edhe Liljana Hoxha profesoreshe qe eshte gruaja e Sokol Hoxhes. Te dyja keto ishin shoqe te ngushta bashke sepse ishin te dyja nga Korca.

    Prandaj kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro. Me pasurite qe keta zagaret Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha u kane vjedhur shqiptareve, Shqiperia do barazohej ekonomikisht me Zvicren.

    Ca prisni me kot? Pse genjeheni me politikanet duduma?

    Kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro.

    Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha jane me te poshter nga Sali Berisha. Berisha eshte vetem nje qen i tyre. Kapini keta muter edhe nxirruani prej hundesh leket qe i kane vjedhur popullit shqiptar !

  21. tipologjitë e soft-revolucioneve (industrial, kulturor, seksual, teknologjik etj.), revolucionin e z. Berisha mund ta fusësh në dy kallëpe, në atë të “revolucionit bolshevik” dhe akoma më shumë në atë të “revolucionit fashist”.

    E shpjegoi ai vetë para dy ditësh se ç’kupton me “revolucion paqësor”: “Revolucionin paqësor nuk e bën populli: e bëjnë drejtuesit idealistë e të vendosur, populli vetëm vë firmën në fund

  22. krahasim me të ndjerin Kristaq Rama, Doktori mbetet një katundar dinak, shtirak, i babëzitur, mizor, me mendje të trazuar e me gjuhë të përgjakur. Kristaqi, e fisnikëroi vendin, nga Tropoja në Sarandë, me kryevepra që përjetësojnë në bronx, mermer e gur ngjarje e figura udhërrëfyese të historisë sonë kombëtare. Saliu e mbushi vendin me kufoma, mbolli urrejtjen e shqiptarit kundër shqiptarit dhe në marrëzinë e tij ndezi dhe vazhdon të ndezë flakët e luftës civile.

  23. Sot, pas më shumë se 32 vjet nga revolucioni demokratik i vitit 1990, unë gjendem sërish në krye të luftës për liri e demokraci, në luftë kundër sistemit aktual monist, duke u sakrifikue për pluralizëm, liri të fjalës e të shtypit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, siç jua pata premtue në dhjetor 1990 dhe realizue më vonë, sido mos në maj 1996, në 2009 apo 2011. Ne vërtetë jemi sot shumë më pak se në dhjetor 1990, por ne përbëjmë pjesën më idealiste të shoqërisë shqiptare.Salih Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *