• |
ide | kryesore

E rëndë në Klos, ishte duke punuar, punëtori humb jetën mbi urë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Klosit. Mësohet se një punëtor që ndodhej duke punuar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta teksa punëtori i montimit të hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke pësuar të fikët.

58-vjeçari Mujedin Biba është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Paraprakisht dyshohet se 58-vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *