• |
ide | kryesore

Kombouaré ëndërron të bëhet legjendë e Nantes e thumbon Juventus: “Nëse humbasin bëjnë një figurë të shëmtuar”

-Instant, Sport
Kombouaré



Trajneri i Nantes, Antoine Kombouaré ushtron presion mbi Juventus përpara ndeshjes së kthimit të playoff-it të Europa League. “Do të jetë shumë e vështirë të mposhtim Juventus. Ne jemi të gjithë të motivuar për ndeshjen. Duam të japim gjithçka për tifozët dhe të bëjmë diçka që nuk është parë ndonjëherë këtu në Nantes. Duam të mundim një ekip italian – tha trajneri francez -. Ne mund të bëhen legjenda të klubit nëse fitojmë. Për ta do ishte një figurë e shëmtuar nësë humbin. Nëse humbasim ne, do të luajmë sidoqoftë në çerekfinale kundër Lens në Kupën e Francës”.

Kombouaré thërret gjithashtu turmën e Beaujoire për të kërkuar arritjen e madhe: “Ne duam një klimë të nxehtë, por pa penalizuar ekipin dhe tifozët. Juventusi është favorit. Ata kanë një trajner si Allegri, i cili është ndër më të fortët në botë dhe janë mësuar të luajnë këto ndeshje”.

Trajneri beson në ekipin e tij. “Sezonin e kaluar ishim të aftë për gjëra të çmendura, si fitoret kundër PSG, Monaco dhe triumfi në Kupën e Francës. Këtë herë do të përpiqemi të bëjmë një tjetër sukses duke e ditur që Juventus është një klub i madh dhe ka kampionë si Di Maria. Në ndeshjen e parë argjentinasi ishte më i miri nga 22 në fushë, le të shpresojmë që ta gjejmë pak më keq…”.

Në tribunë do të jetë edhe trajneri i Francës Deschamps. “Pyetja e vërtetë është nëse Deschamps do të vijë si trajner i kombëtares. Si një ish-lojtar i Juventusit, apo një ish-lojtar i Nantes. Unë shpresoj se ai do të jetë në anën tonë pak më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *