• |
ide | kryesore

“Nëse kualifikohemi mund të jetë si në 2010-ën”: Moratti tregon edhe njeriun e ndeshjes me Porton

-Instant, Sport
Moratti



Massimo Moratti është presidenti që rrëmbeu suksesin e fundit italian në Champions 13 vjet më parë. Sot që Interi sfidon Porton në 1/8, Moratti sheh shumë ngjashmëri me vitin e tripletës 2010: “T’i eliminosh nuk ngjan si arritje, por do të jetë e tillë – deklaroi ai për La Gazzetta dello Sport -. Do të ishte një kartëvizitë e shkëlqyer për të bërë rrugë më pas. Skuadra është e fortë dhe eksperte. Nuk shoh skuadra të pamposhtura. E nëse kalojmë, mund të fitojmë besim. Në fund të fundit, kjo ndodhi edhe në vitin 2010, pasi eliminuam Chelsean në 1/8…”

Ndoshta ka ardhur koha për një tjetër triumf italian: “Duke ditur që Interi ishte skuadra e fundit italiane që fitoi, më bën krenar. Por jeta vazhdon dhe shpresoj se trendi i fundit në futbollin tonë do të ndryshojë. Ky është një sezon anomal, pa kundërshtarë të pamposhtur. Edhe Milani dhe Napoli gjithashtu mund të bëjnë rrugë. Napoli nuk është më një surprizë, as në Evropë. Milani ndonjëherë duket se luan lehtë, herë të tjera duket se ka vështirësi të mëdha. Të shohim se cili nga të dy do të dalë në fushë në Londër. Futbolli ynë duhet të kthehet në plan të parë edhe në Evropë”.

NGA MOURINHO TE INZAGHI

Pastaj Moratti kthehet te Porto dhe 2010-a: “Në atë kohë ishte Mourinho, por Inzaghi në ndeshjet direkte di tia dalë. Vitin e kaluar luajtëm në të njëjtin nivel me Liverpool. E tre muaj më parë eliminuam Barcelonën në fazën e grupeve. Për Conte thuhej se ishte i fiksuar, por ndërkohë solli titullin. Me Inzaghi skuadra është më e lirë të shprehet, por ka shumë ulje dhe ngritje. Sonte, nëse skuadra ka të njëjtin qendrim si ndaj Napolit dhe Milanit, janë favoritë. Porto është një ekip i fortë dhe i organizuar. Sergio Conceiçao ishte një lojtar i mirë dhe një djalë inteligjent, përbërës vendimtar për t’u bërë një trajner i madh”.

Lexo më tej: Video/ Lukaku rikthehet te goli: Inter mposht Udinese e shkëputet nga Milan

Moratti nuk ka dyshime, njeriu i ndeshjes ndaj portugezëve do të jetë Lautaro. Argjentinasi vjen nga një periudhë shumë pozitive: “Sulmues i pabesueshëm, që shënon, lufton dhe është vendimtar. Një nga ata që kombinohen me një formacion për gjithë jetën. Ai do të jetë njeriu i ndeshjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *