• |
ide | kryesore

Një sferë misterioze zbulohet në një plazh të Japonisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sferë



Një sferë e madhe metalike që ka dalë në një breg në Japoni ka hutuar vendasit dhe ka shkaktuar një stuhi spekulimesh. Autoritetet ende nuk mund të thonë ende se çfarë është.

Madje as policia apo skuadra eksperte për bombat e dërguar për të hetuar nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim. Ajo që dihet me siguri është se sfera është bosh dhe nuk përbën ndonjë kërcënim. Shumë dyshojnë se është një lloj spirance.

Sfera u gjet në qytetin bregdetar Hamamatsu dhe shumë persona në internet e kanë quajtur “veza e Godzillas” ndërsa të tjerë mendojnë se është diçka e ardhur nga alienët. Televizioni japonez NHK që publikoi pamjet e sferës së ndryshkur që duket rreth 1.5 metra e gjerë.

Ajo u gjet nga një vendas i cili lajmëroi policinë pasi vuri re objektin e pazakontë në breg. Autoritetet rrethuan zonën dhe kryen ekzaminime me rreze X, të cilat nuk zbuluan shumë më tepër përveç konfirmimit se objekti ishte i parrezikshëm.

“U përpoqa ta shtyja, por ajo nuk lëvizte” – tha një nga dëshmitarët. Autoritetet lokale kanë thënë se objekti do të hiqet së shpejti. Ky lloj zbulimi mund të mos ngjallë dyshime, por vjen pikërisht në mes të një debati mes SHBA dhe Kinës për disa objekte fluturuese të paidentifikuara.

Japonia i shprehu shqetësim Kinës të mërkurën në lidhje me balonat e pikasura mbi qiellin e saj të paktën 3 herë që nga viti 2019. Pekini mohon pretendimet për spiunazh. ©LAPSI.al

Mysterious metal ball washes up on beach in Japan | World News | Sky News Mystery ball washes up on Japanese beach – here are the wildest theories Huge metal sphere washes up on Japan beach, baffles officials | Fox News

Spy balloon, UFO or Dragon Ball? Japan baffled by iron ball washed up on beach | Japan | The Guardian



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *