• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku thyen rezistencën e Portos me 10 lojtarë: Gvardiol i heq buzëqeshjen Manchester City

-Instant, F1, Sport, Video
Lukaku



Fiton Inter dhe barazon Manchester City. Këto janë rezultatet e vajtjes së 1/8 të Champions League mbrëmjen e sotme. Zikaltrit arritën të imponphen 1-0 me golin e Lukaku. Belgu shënoi 4 minuta nga fundi, duke thyer rezistencën e portugezëve që kishin mbetur me 10 lojtarë pas dy të verdhave të Otavio. Në Red Bull Arena një pjesë loje e dominuar për secilën skuadër, që pasqyron në mënyrë perfekte ecurinë e ndeshjes. Përfundoi 1-1 mes Leipzig dhe Manchester City, duke lënë verdiktin për kalimin në çerekfinale në ndeshjen e dytë. Mahrez në minutën e 27′ kurorëzoi lojën e mirë të anglezëve. Gvardiol barazoi në minutën e 70′, me bashkëfajësi të daljes bosh të Ederson, në zhvillimet e një goditje këndi.

INTER 1-0 PORTO

Interi i Simone Inzaghi mundi 1-0 Porton në San Siro. Lojë shumë e ekuilibruar deri në çerekorëshin e fundit. Protagonistë absolut dy portierët Onana dhe Diogo Costa. Në minutën e 78′, përjashtimi i Otavio ndryshoi lojën, me formacionion e Inzaghi që shtyu përpara dhe shënoi golin e ndeshjes me Lukaku, në minutën e 86′. Interi fitoi kështu ndeshjen e parë falë golit të Romelu Lukaku. Sulmuesi i shumëpritur dhe i pafat në pjesën e parë të sezonit, po kthehet vendimtar. Katër minuta nga fundi, ishte devijimi i belgut që theu një Porto me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Otavio. Suksesi i Inzaghi është i merituar, por trajneri piacentin duhet të falënderojë edhe pritjet e Onana, vendimtar në tre raste kur ishte 0-0. Kualifikimi është larg të qenit i sigurt dhe zikaltërit pritet të kenë një betejë në Porto në kthim. Por më 14 mars do të kenë dy rezultate nga tre, falë afirmimit të mbrëmjes së sotme. Duke pasur parasysh që djemtë e Conceiçao nuk kishin humbur prej 4 muajsh, festimi në San Siro pas fishkëllimës së fundit është i justifikueshëm.

Lexo më tej: Video/ Gafa e Alisson fillimi i fundit i Liverpool: përmbysje e frikshme e Real në Anfield, edhe Napoli prek çerekfinalen

LEIPZIG 1-1 MANCHESTER CITY

Zotërimi i zakonshëm i topit i City në fillim të ndeshjes nuk e trembi megjithatë Blaswich. Gjermanët u pozicionuan në gjysmën e tyre të fushës dhe as nuk u përpoqën të kundërsulmojnë. Në goditjen e parë erdhi avantazhi i anglezëve. Schlager humbi topin dhe Grealish i shërbeu Mahrez. Algjeriani sapo hyri në zonë shënoi avantazhin në minutën e 27′. Më pas Rodri, me një goditje me kokë nga këndi, shkoi pranë golit të dytë. City kontrolloi lehtësisht ndeshjen dhe rrezikoi vetëm një herë në shtesë, me Ederson që bllokoi goditjen e Werner. Mahrez iu afrua 2-0, por me portierin e mposhtur, ishte një mbrojtës gjerman që shpëtoi portën. Leipzig u shty përpara qartë në pjesën e dytë. Henrichs me kokë goditi mbi traversë në minutën e 52′. Por gabimi i zëvendësuesit (për Klostermman) tre minuta më vonë ishte i bujshëm. I vetëm përballë portierit ai fshikulloi shtyllën me topin që doli jashtë. Në minutën e 63′ Ederson mbrojti portën në goditjen e Andre Silva, por 7 minuta më pas portieri prishi gjithcka. Nga këndi, Ederson doli bosh dhe Gvardiol me kokë barazoi. Përfundoi 1-1 e gjithçka është shtyrë për në ndeshjen e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *