• |
ide | kryesore

Video/ Në stadiumin e Eintracht tifozët e Napolit u rrahën mes tyre: shkaku është krejtësisht banal

-Instant, Sport, Video
Eintracht



Një sherr i habitshëm ka ndodhur në sektorin mik mes tifozëve napolitanë gjatë ndeshjes së Champions League mes Eintracht Frankfurt e Napolit. Teksa skuadra e Spalletti luante shkëlqyeshëm në fushë, duke nënshtruar Eintracht, në tribunë, konkretisht në sektorin mik, shpërtheu sherri.

Dhuna nuk shpërtheu për shkak se tifozët gjermanë ranë në kontakt me ata napolitantë. Kjo ishte ajo që i frikësonte të gjithë në orët para ndeshjes për shkak të pankartave raciste të përgatitur nga tifozët vendas. Por nuk ishte shkaku i sherrit. Arsyet ishin banale, të shkaktuara nga hyrja e disa tifozëve napolitanë pa bileta. Nuk është e sigurt se ky ka qenë shkaku, por është versioni që ka qarkulluar më shumë gjatë përpjekjes për të sqaruar ngjarjen. Megjithatë, policia ndërhyri me shpejtësi dhe e shuajti zënkën që në fillim, siç shihet edhe në videot e postuara në Twitter.

NGJARJET PARA NDESHJES

Megjithatë, një episod minimal krahasuar me atë që ndodhi jashtë stadiumit, në rrugët e Frankfurtit, gjatë ditës. Tifozët gjermanë u zunë pritë tifozëve napolitantë. Hedhje gurësh dhe sulme ndaj grupeve të tifozëve, që po shkonin drejt stadiumit për ndeshjen. Sipas mediave gjermane, janë arrestuar 12 ultras të Eintracht. Ata u ndaluan pikërisht për këto sulme. Atmosfera e tensionuar që u ndje para ndeshjes, megjithatë, nuk e prishi festën e Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *