• |
ide | kryesore

Vuçiç: Me Kurtin nuk ka bisedime, ai fillon të flasë për Millosheviçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, flet për takimin e 27 shkurtit në Bruksel duke konfirmuar se nuk pret një bisedë të lehtë dhe as ndonjë rezultat. “Nuk ka bisedime me Kurtin. Ai fillon të flasë për Sllobodan Millosheviçin.

Do të bisedohet për Asociacionin sepse unë do të flas për këtë, dhe përfaqësuesit europianë do të duhet ta bëjnë”, u shpreh presidenti serb.

Ai komentoi dhe fjalimet e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, duke thënë se nuk dëgjoi nga asnjëri fjalën paqe. “Perëndimi do të dëshirojë t’ia heqë Putinit nga duart ‘kartën e Kosovës’”, tha Vuçiç, i cili shtoi se pret një presion të shtuar nga ndërkombëtarët për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Presidenti serb, ndër të tjera, tha se vendi i tij nuk do të mbijetonte në Ballkanin Perëndimor pa një ushtri të fortë. “Jemi te rrethuar nga vende te NATO-s, prandaj ne duhet të sigurojmë tokën dhe qiellin tone”, përfundoi Vuçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *