• |
ide | kryesore

Zbardhen 3 orët e Metës në SPAK: Për çështjen që riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është thirrur paraditen e sotme në SPAK, ku ka qëndruar për rreth tre orë.

Pas daljes nga ky institucion, Meta ka folur për mediat duke sqaruar se është thirrur në SPAK për t’u pyetur lidhur me çështjen CEZ-DIA.

Ai deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje dhe se është thirrur për shkak se “Rilindja është në krizë”.

“Nuk ka asnjë fakt dhe akt që mund të krijojë një raport të Ilir Metës me ligjin”, deklaroi kreu i PL.

“Kam patur ftesë për të ardhur në SPAK para disa ditësh, për një çështje të filluar kryesisht që në vitin 2019 me burime të hapura, me sa kuptova, portale, etj.

Kam patur pritshmëri që SPAK do të ishte institucion lider në luftën kundër korrupsionit, që sa herë të ftohesha do të vija me shumë kënaqësi për t’i ndihmuar për çdo çështje.

Ashtu sikurse e dini, që janë më dhjetëra kallëzime të mijat edhe si President, për ligje me porosi apo denoncimin e Kuvendit që falsifikoi firmën e ish kryetarit të Kuvendit, e shumë çështje të tjera.

Kishte të bënte më çështje të CEZ dhe të CEZ-DIA.

Është çështje që riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse mendon se SPAK është i ndikuar politikisht, Meta deklaroi se është fakt i ditur se kush i ka dhënë udhëzimet për thirrjen e tij në SPAK, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama nga Kongresi i fundit i Partisë Socialiste, ku bënte thirrje që SPAK të hetojë Metën e Berishën,

“Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Meta në SPAK, janë dhënë nga Kongresi i partisë… Mezi presim që për ato firmat ‘fët e fët’, që vijojnë të vidhen te inceneratori i Sharrës, të ketë veprime konkrete”, shtoi Meta.



5 Comments

  1. Ashto qoft, ishalla veprime konkrete si per inceneratoret qe thua zotrote, por edhe per ato te tuat qe nuk kan fund e qe cdo shqiptar i ka par me ze e me figur. Te gjith keta kan vjedhur po ti o Like floriri je i vetmi qe je kap me ze e me figur, je i vetmi qe je kap si i thon me presh ne dore.

  2. Qe Rama eshte moterqir kjo dihet por qe edhe ti o Meta pidhrobshi je moterqir dhe kampion I vjedhjes kjo nuk ha fare diksutim.

  3. Qe te tre duhen zhdukur dhe mundesisht te burgosen . Te japin llogari per pasurite marramendese qe ja kane grabitur popullit shqiptar. Rama,Berisha dhe Meta jane njesoj hajdut,hajdut,hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *