• |
ide | kryesore

Zjarr në një hotel në qendër të Moskës, shënohen disa viktima

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 6 persona, mes të cilëve 2 fëmijë humbën jetën në Moskë. Ata humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel shumëkatësh në qendër të kryeqytetit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri nisi në katin e pestë të hotelit për t’u përhapur me shpejtësi më tej dhe në katet e tjera.

Ekipet e emergjencës ndërhynë me shpejtësi dhe evakuuan rreth 200 persona, një pjesë prej të cilëve shfaqën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit. Dhjetëra zjarrfikës shkuan në vendngjarje dhe flakët u vunë në kontroll vetëm në orët e para të mëngjesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *