• |
ide | kryesore

Agron Shehaj: Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Agron Shehaj



“Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën e Shqipërisë” – kështu e nis reagimin në Facebook Agron Shehaj, pas vendimit të kësaj gjykate për të rrëzuar kërkesën e opozitës për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të ministres, Olta Xhaçka.

Shehaj tregon se si Gjykata sot zbuloi se nuk mund të gjykojë asnjë rast deputeti a ministri socialist, pasi këtë do ta bëjë vetëm nëse kërkesa ka votat e mazhorancës. Të opozitës nuk mjaftojnë.

“Me vendimin e sotëm, Gjykata thotë se nuk mund të shtyrtojë mandatin e zonjës Xhaçka, pasi duhet që kerkesa për gjykimin e papajtueshmërisë të sillet nga Kuvendi dhe jo nga një grup deputetësh. Pra nese Kuvendi, shumica e të cilit kontrollohet nga maxhoranca dhe qeveria nuk voton për të çuar kërkesën, atëhere Gjykata nuk merr në shqyrtim asnjë rast për papajtueshmëri mandati të ministrave apo zyrtarëve të maxhorancës.

Praktikisht me këtë vendim Gjykata Kushtetuese thotë se do të gjykojë vetëm atëhere kur e lejon qeveria dhe maxhoranca parlamentare.

Duke i hequr të drejtën 1/5 së deputetëve për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ajo kufizon të drejtën e pakicës për të ushtruar kontroll mbi abuzimet e Qeverisë, siç parashikohet shprehimisht nga Kushtetuta.” – shkroi Shehaj në Facebook.

Lexo më tej: Mandati i Olta Xhaçkës, zbulohet si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese 

Sipas Shehajt, Gjykata Kushtetuese ishte përballë një zgjedhje të qartë.

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin përballë një zgjedhje të qartë. Atë të mbrojtjes së Kushtetutës dhe interesit kombëtar apo mbrojtjes së interesave private dhe okulte të qeveritarëve. Fatkeqësisht zgjodhën të dytën duke i dhënë një goditje fatale parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.” – shkroi Agron Shehaj, i cili reagimit i bashkangjiti një material shpjegues se si vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese. ©Lapsi.al 



11 Comments

  1. Keshtu ne pamje te pare duket qarte qe GJ.K po luan ne menyre te njeanshme kundra opozies. Kjo le vend per hamendesime dhe supozime te shumta. Deri tani i jap shume te drejte Shehajt.
    Por , sic ka ndodhur shpesh here, arsyetimi i vendimit te GjK i cili del disa jave me pas zakonisht i shuan keto hamendesime dhe supozime.
    Atehere mund te komentojme objektivisht nese Gj.K e ka dhjere me kete vendim , apo keta te PDs po bertasin kot.
    Te presim dhe te shohim.

    1. Tek lajmi i meparshem per kete ceshtje ka konfuzion per numrin e deputeteve qe duhet ta kerkojne kete gje tek GjK.
      Nuk dime sa deputete kane firmosur kerkesen ?
      1/10 apo 1/5 ?
      Nese kerkesa eshte firmosur nga vetem 1/10 e deputeteve, atehere Gj.K ka te drejte, sipas nenit 134 duhet te jene te pakten 1/5 e deputeteve.
      Mund te me thote dikush se sa persona e kane firmosur kerkesen drejtuar Gj.K ?

    2. Një hajdute ordiner, si puna e Keti zotris këtu tregone se u shkel kushtetuta. Po ike more injoranet se 98% e horrave politikane jeni hajdute.

    1. Ore me thua do ti se sa deputete kane firmosur ate kerkesen drejtuar GJK ?
      Lere kimeten . Se nese jane me pak se 1/5 , atehere ju po beni gam gam kot.
      Ose ata qe bene kerkesne jane budallej dhe nuk i dine rregullat , ose e kane ditur shume mire ligjin por kane dashur te bejne vetem zhurme, preteks per ty qe te na cash trapin ketu.

  2. Vidhni ripjellas! Mos i lini kusur ketij vendi! Vishni dhe kostumin e investitorit strategjik dhe beni karshillek si tu doje qejfi.

  3. O Agron Shehaji ti nuk je as hetus as gjykates as prokuror me keto gjera merren vetem organet e drejtesis dhe e ti një her o Agron Shehaj nuk ke surrat te flasesh se ti per vete per tu huetuar për mashtrime te shitjeve online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *