• |
ide | kryesore

Aksidenti me katër viktima në Ferizaj, një nga drejtuesit humbi kontrollin e përplasi dy mjetet

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje të tjera për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Ferizaj Shtime. Sipas informacioneve drejtuesi i njërës prej veturave ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka goditur dy veturat që vinin nga drejtimi i kundërt.

Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt“, thuhet në komunikate.

Për viktimat sqarohet se tre kanë vdekur në vend të ngjarjes. Dy të lënduarit janë duke marrë trajtim në QKUK.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj  kosovarë janë pa shenja jete. Tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt. Aty më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar. Dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *