• |
ide | kryesore

Donin të rrihnin me rripa presidentin e Brescia, Cellino: qëllohet me armë makina e Calabro

-Instant, Sport
Cellino



Dhuna kthehet në futbollin italian e në formën më të keqe të mundshme. Në konferencën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Brescia Calcio, Luigi Micheli, bëri të ditur ngjarjen e rrezikshme. Ditët e fundit disa persona të panjohur kanë tentuar të sulmojnë presidentin Massimo Cellino. Një grup i vogël pseudo tifozësh e kanë pritur Cellino në dalje të qendrës sportive Torbole, të “armatosur” me rripa. Një agresion që do të pasohet me një denoncim në forcat e rendit.

Një episodi i rëndë ka ndodhur edhe në Francavilla Fontana, në provincën e Brindisit. Makina e trajnerit të Virtus (që luan në Serie C) Antonio Calabro u qëllua nga dy të shtëna, ndërsa ishte parkuar poshtë shtëpisë. Tekniku puliez ka bërë një denoncim pranë Karabinierëve ndaj personave të panjohur.

Lexo më tej: Video/ Goditi me shkelm në kokë arbitrin: futbollisti i Sao Paolos arrestohet për tentativë vrasje

Ky është shënimi i lëshuar nga Virtus: “Shoqëria mëson me shqetësim lajmin që përfshin teknikun Antonio Calabro. Ai ishte viktimë sonte e një episodi shumë të rëndë, që ndodhi nën shtëpinë e tij në Melendugno (Le). Shoqëria, komuniteti dhe i gjithë mjedisi futbollistik frankavilez shpreh solidaritetin dhe afërsinë me trajnerin Antonio Calabro, viktimë e këtij akti burracak”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *