• |
ide | kryesore

Flet Arben Ahmetaj: E vërteta e hoteleve të paguara nga Zoto

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ahmetaj



Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka thyer heshtjen për ccështjen e inceneratorëve. Në një intervistë në emisionin “Opinion” ai ka mohuar ccdo akuzë që i bëhet.

“Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga prokuroria? Ka një dosje 277/1 që janë veprimet e ministrive. Ka të bëjë më procedurën kur unë isha ministër. Në procedurën e inceneratorëve unë kam zero përfshirje. Sot unë kam zero përfshirje.

Tek inceneratori i Elbasanit kam zero përfshirje në procedurë. Unë nuk kam asnjë firmë për asnjë nga inceneratrët. Të dyja veprat publike, Elbasanit dhe Fierit janë të rëndësishme.

Letra 14 prill 2014 që i kthen përgjigje ministrisë së mjedisit? Është nul. Nuk krijoi asnjë vendim qeverie. Nuk ishte pjesë e procedurës. Kjo do të thotë që nuk kam qenë pjesë e procedurës për asnjë nga inceneratorët.

Mirel Mërtiri? Ai nuk është fare tek inceneratorët. E kërkon SPAK? Mund ta kërkojë. Unë nuk kam lidhje” – tha Ahmetaj.

Pagesat e Klodian Zotos nëpër hotele?

“Një spekulim i pastër. Këto janë spekulime. Nuk janë të vërteta. Nuk kam fjetur unë. Nuk kam udhëtuar me Zoton. Nuk ma ka dhënë Zoto kartën” – tha Ahmetaj.

Lajm në përditësim…



4 Comments

  1. Arqen mos u merzit mes shokesh je.
    Te gjithe hajdute i ke.
    Akademike mjeke police ushtarake sportiste artiste, hajdute ne gen.
    Vazhdo qi socialiste dhe patronazhiste. Lindita po vdes per kar. Lluku babashta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *