• |
ide | kryesore

Hetimi ‘Prisma’ i hap probleme të reja Juventusit: akorde sekrete me klubet e “karta Mandragora”

-Instant, Sport
Mandragora



Hetimi Prisma është gati të hapë fronte të reja rreth një muaj nga seanca paraprake e planifikuar për në 27 mars. Sipas raportimeve të ‘Repubblica’, hetuesit po shqyrtojnë edhe marrëveshje të tjera sekrete. Bëhet fjalë për transferimin e lojtarëve në klube të tjera, si Atalanta dhe Udinese. Kalimet janë me formula dhe shifra të ndryshme nga kontratat e depozituara në Ligë. Të gjitha të zyrtarizuara me marrëveshje private për t’i bërë llogaritë të dalin. E ku spikat rasti Mandragora.

Mbi të gjitha, në shënjestër është historia e lidhur me Rolando Mandragora. Lojtari në verën e 2018, pas dy vitesh te Juve, u ble për 20 milionë nga Udinese, duke sjellë një fitim kapital prej 13.7 milionë. Pastaj u rible për 10 milionë plus gjashtë bonuse nga bardhezinjtë pas dëmtimit në gju. Megjithatë mesfushori mbeti në huazim te friulianët.

Praktikisht një detyrim blerje i maskuar që solli në prokurori si dëshmitarë vetë Mandragora e babain e tij (i cili është edhe agjenti). Janë dëgjuar edhe zëvendëspresidenti i Udinese Stefano Campoccia dhe Maurizio Lombardo, tani te Roma e më parë te Juventus. Operacioni, sipas hipotezës hetimore, i ka lejuar Juventus të përfshinte fitimin kapital dhe jo borxhin prej 26 milionë euro në pasqyrat financiare të 2019-ës.

Lexo më tej: Nga heqje pikësh, në Serie B: ja çfarë rrezikon Juventus nga akuzat e hetimit Prisma

Marrëveshjet e tjera private kanë të bëjnë me borxhet me Atalantën për 14.5 milionë euro të pa buxhetuara. Angazhimet e riblerjes, të paspecifikuara në kontratat e depozituara me Ligën, janë për Mattiello (4 milionë), Muratore (4 milionë), Caldara (3.5 milionë) dhe Romero (3 milionë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *