• |
ide | kryesore

“Ia dhashë unë 125 mijë euro”, dëshmia e biznesmenit për Alda Klosin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Alda



Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Alda Klosit, është personi i cili i ka dhënë atij borxh shumën prej 125 mijë eurosh.

Zonja Klosi, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri, mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi Rozeta Dobi, pastruesja që punonte në shtëpinë e saj, e identifikoi ish-zyrtaren si pronaren e prej më shumë se gjysmë milioni eurove që u gjet në shtëpinë e saj.

Sipas prokurorisë, ndërtuesi pranoi dhënien e borxhit dhe paraqiti një dokument me shkrim dore, të firmosur prej tij dhe vëllait të ish-zyrtares. Por dëshmia e biznesmenit merret me rezerva nga hetuesit, përderisa paratë janë dhënë përmes një shkrese të thjeshtë dhe mes palëve nuk është firmosur një akt noterial. Dyshimet janë të mëdha edhe për faktin, se dy ditë përpara dëshmisë së vëllait, Alda Klosi në deklarimet e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore, nuk e përmend fare çështjen e borxhit, por thotë se paratë janë të xhaxhait.

“Nuk jemi të bindur në deklarimin e ndërtuesit, sepse ka shumë dëshmi kontradiktore. Kemi dyshime se biznesmeni mund të ketë bërë deklarim të rremë ndaj jemi duke kryer veprime të tjera hetimore”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit.

Alda Klosi u arrestua pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi e cila deklaroi se paratë që u gjetën në shtëpinë e saj, përfshirë dhe shuma prej 404 mijë eurosh e fshehur në tubin e aspirimit i përket ish-zyrtares dhe ja kishte lënë për t’ia ruajtur. Dobi u shpreh se ishte ish drejtohesha e koncesioneve që i kërkoi të inskenonte vjedhjen në banesë që të akuzonte ish burrin. ndërsa, djali i saj Havieri, që akuzohet për bashkëpunim në vjedhje këmbëngul se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ishte nëna e tij që i tregoi se paratë ishin të Alda Klosit, në momentin kur ai zbuloi shumën e madhe të lekëve në shtëpi. Ish-zyrtarja ndërkohë mohon të gjitha akuzat.



19 Comments

  1. Njehere tha doja tja fusja burrit, pastaj mi dha nusja xhaxhait ti mbaja, ndersa tani del bisnesleshi qe paska qene zemermire dhe ja paska dhene kesaj ti mbaj poshte dyshekut. Besoj nser do degjojme variantin e ri te kesaj Nafijes mavi

  2. Do ta bejen aq pis sa do ta bajatosin si te gjitha historite e tjera . Jane 1-sha ne babalizma kurvat mavi dhe ato te drejtesise. Ky vend eshte bere aq i frikshem sa duhet me ja dhene me te katra . Krimineli dhe gjyqtari jane i njejti person , krimineli dhe politikani jane i njejti person , krimineli dhe komisari jane i njejti person . Si e mira e si e keqja perfaqesohet nga e njejta kurve .

    1. Ku doli ky jarani biznesmen, po deklarimet se jane parate e te ndjerit xhaxha apo dridhe Like me lesh Monike.

  3. Bisnesleshi ja paska dhone kesaj baxhelles.
    Po pse deklaraten e ka firmos me te vellain?
    Kush eshte ky bisnesmuti, qe ta njohim e ti rrijme larg?

    1. une jam kunder Berishes se eshte me tradhetare edhe shkaktare i shkaterimit te te gjithave qe kishim me uzina edhe fabrika, por kesa do qr deri ne palce se qe jane te vjedhura, apo te mara ryshfet per te bere favore kjo ska asnje dyshim, jo kesa por te gjitheve, qe kane bere pasuri kolosale. se Enverin e bene mut pse kishte nje vile ne bllok, kurse sote keta ka 100 x me shume vila se Enveri

  4. Hahaha…hahaha
    Ku jena katandise,
    Muti asht ba kala
    Nga hajdutet e qeverise.

    Hidhet e perdridhet
    Me i shpetu’ burgut,
    Nga Edvini i mesoi hilet
    Sepse ai asht kryeujku.

  5. Merni ate biznesmenin e kontollojeni paq se a i ka raportuar shtetit ato qe ka fituar,a ka paguar taxat,siguracionet etj… e te shohim pastaj a i a dha Ky leket kesaj baxhelle apo jo.

  6. Mos ka kercenuar edhe Alda Klosi me fjalet “do flas” qe mavite i “gjeten” nje pisnesmen, nga ata te cilet i kane me bollek ne gjirin e tyre?!

  7. Meta ka një favor se Berisha. Nëse nuk i jepet partia me 3 mars, Berishës do t’i duhet të bëjë pazar me Metën që të marrë komisionerët dhe vëzhguesit sepse del totalisht out. Ne e dimë një pazarxhi në politikën shqiptare, ky është Ilir Meta. Dhe prandaj them se 3 marsi është i rëndësishëm për Berishën.
    Meta nuk ka hallin e PD sepse ku ta gjejë që Berisha të ulë kurrizin për të bërë pazar sepse do t’i japë edhe bashkitë që kërkon ai.Spiunet berisha-metaj kane 30 vjet qe vjedhin kete vend o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *