• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Mbi 300 persona të akuzuar për krime lufte, 26 prej të cilëve janë dënuar

-Instant, Lajme, Planet



Gjykatat ukrainase kanë ngritur akuza kundër 300 individëve për krime lufte që nga pushtimi i plotë i Rusisë një vit më parë, ka thënë një zyrtar.

Prokurorja e Ukrainës që merret me rastet e krimeve të luftës në Hagë, Myroslava Krasnoborova, tha se 26 individë janë gjykuar dhe dënuar dhe gjithsej 296 individë janë akuzuar për krime lufte.

Akuzat përfshinuin përdhunimin dhe vrasjen, bombardimin e ndërtesave të banimit, trajtimin mizor të civilëve dhe plaçkitjen. Më shumë se 71,000 krime lufte të dyshuara janë regjistruar në Ukrainë që nga 24 shkurti 2022.

Agjencitë e zbatimit të ligjit të Ukrainës po ndihmohen në hetimet e krimeve të luftës nga dhjetëra vende dhe institucione.

Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive ose shënjestrimin e civilëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *