• |
ide | kryesore

Opozita mban protestë para Kuvendit në orën 10:00, policia merr masat

-Instant, Lajme, Të fundit



Opozita do të protestojë sërish para parlamentit. Ndërkaq brenda godinës do të zhvillohet seanca e radhës. Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm. Dhjetëra efektivë policie janë vendosur në perimetrin për rreth parlamentit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sakaq edhe një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste. Protestës pritet t’i bashkohet dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë sot në Kuvend, për shkak se ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni.



2 Comments

  1. Afera që sapo ka nisur SPAK dje me thirrjen e Ilir Metës, përbën një nga skandalet më të mëdhenj të abuzimit me qindra miliona të fondeve publike. E në këtë aferë, përveç Metës, i cili dëshmoi dje, duken të përfshirë edhe Sali Berisha dhe i biri Shkëlzeni.Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën CEZ, ka nxjerrë të dhëna tronditëse për këtë çështje, ku është nxjerrë përfundimin se shtetit i është shkaktuar një dëm kolosal në një shifër gjigande prej 414 milionë eurove.

  2. E nese kjo afere eshte e vertete, do marrin ate qe meritojne. Por kjo nuk e mbulon e as shfajeson aferat shumemilioneshe te rilindjes. Aferat korruptive nuk kane ngjyre. Vec ngjyren e babezise per pushtet kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *