• |
ide | kryesore

Real Madrid plus 11 europiane: ja si mund të jetë Botërori për klube

-Instant, F1, Sport
Real Madrid



Dihet se do të jenë 32 skuadra, njihet ndarja sipas kontinenteve. Do të jenë 12 evropiane, 6 amerikano-jugore, 4 aziatike dhe po aq afrikano-amerikane, 1 nga Oqeania plus një tjetër i vendit organizator. Kështu që mund të imagjinohet formati, me vetëm një siguri: Real Madrid. Të mundshme, 8 grupe nga 4 skuadra, dhe më pas eliminimi direkt duke filluar nga 1/8. Supozohet se edicioni i parë mund të mbahet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për pjesën tjetër, Botërori i ri për klube i vendosur nga FIFA, që nis në vitin 2025, mbetet mister.

HIPOTEZA E TIMES

Gazeta autoritare angleze ‘Times’ hedh disa hipoteza për zgjedhjen e formacioneve evropiane. Sigurisht që do të jenë 4 fituesit e Champions League nga viti 2022 deri në 2025. Në këtë pikë i sigurtë vetëm Real Madrid, që fitoi edicionin e kaluar. Po 8 të tjerat? Asgjë nuk është e sigurt për momentin. Po zhvillohen diskutime mes FIFA-s, UEFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve për të diskutuar sistemin më të mirë të përzgjedhjes. Hipoteza më e mundshme, sipas gazetës angleze, është përdorimi i pozicionit në renditjen e UEFA-s. Kushti i vetëm është tavani i dy klubeve për çdo vend, por fituesit e Champions League nuk hyjnë në numërimin e 8 të përzgjedhurve. Pra, Spanja ka ende dy vende, pavarësisht pranisë së Real.

Lexo më tej: Botërori i klubeve me 32 skuadra: FIFA i cakton 12 vende Europës

PROPOZIMI ALTERNATIV

Për momentin skuadrat që do të zgjidheshin në bazë të renditjes aktuale do të ishin: Manchester City, Liverpool, Bayern Munich, Borussia Dortmund, PSG, Barcelona, Juventus dhe Ajax. Megjithatë, çdo zgjedhje është e detyruar të shkaktojë diskutime. Shumë mendojnë se është më e përshtatshme që zgjedhjet të bëhen mbi 4 fituesit e të gjitha kupave (Champions, Europe dhe Conference League) në periudhën katërvjeçare. Mbështetja te renditja të bëhet vetëm në rast se një ose më shumë ekipe fitojnë dy ose më shumë trofe nga viti 2022 deri në 2025.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *