• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina fiton me përmbysje e kualifikohet me 7 gola ndaj Braga: në 1/8 e Conference League edhe Basel

-Instant, Sport, Video
Fiorentina



Anderlecht, Lazio, Sheriff, Larnaca, Basel, Fiorentina Lech Poznan e Gent janë tetë të kualifikuara në 1/8 e Conference League. Pas ndeshjeve të kthimit, është dashur kohë shtesë vetëm për ndeshjen në Belgjikë mes Gent e Qarabag. Vendasit fituan në kthim 1-0 ndaj azerbaixhanasve, duke barazuar humbjen e parë. Fitorja u vendos nga penalltitë.

Pas Lacios, në Ligën e Konferencave kalon edhe Fiorentina. Viola, që kishte fituar 4-0 në ndeshjen e parë, rrezikoi të kompromentojë kualifikimin. Në pjesën e parë golat e Castro (17′) dhe Djaló (34′) i dhanë avantazhin 2-0 Braga në gjysmë ore lojë. Nga aty erdhi përmbysja e skuadrës së Italiano. Fillimisht Mandragora (37′) bëri rezultatin 2-1. Pastaj në pjesën e dytë golat e Saponara (59′) dhe Cabral (83′) firmosën 3-2 final. Fiorentina shkon në fazën e 1/8, me polemikat për një gol të anuluar, pasi Goal Line Technology e kishte aprovuar.

Lexo më tej: Video/ Lazio reziston në Cluj, Sarri shkon në 1/8 e Conference League: Sheriff trondit Beogradin

NDESHJET E TJERA

Basel i Taulant Xhakës përmbysin humbjen e parë, duke mposhtur 2-0 Trabzonspor. Amdouni shënoi që në minutën e 13, ndërsa turqit humbën penallti në pjesën e parë. Atëherë Zeqiri fiksoi golin kualifikues që con zviceranët në 1/8. Edhe Lech Poznan kualifikohet duke fituar 1-0 në shtëpi, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë me Bodoe/Glimt.

Knockout Round Play-offs Conference League

Basel 2-0 Trabzonspor (tot. 2-1)
Fiorentina 3-2 SC Braga (tot. 7-2)
Gent 1-0 Qarabag FK (tot. 1-1)
Lech Poznan 1-0 Bodo/Glimt (tot. 1-0, pen)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *