• |
ide | kryesore

Video/ “Qepe gojën e kthehu në portë”: sherr mes Dzeko e Onana, ndërhyn Calhanoglu

-Instant, Sport, Video
Onana



Shenja të një nervozizmi të madh te Interi. Gjatë pjesës së parë kundër Porto, në 1/8 e Champions, kamerave nuk u ka shpëtuar një sherr mes André Onana dhe Edin Dzeko. Episodi i shëmtuar ndodhi në minutën e 38′, kur portieri kamerunas protestoi fuqishëm ndaj arbitrit Jovanoviç. Onana u indinjua për mosndalimin e menjëhershëm të aksionit pas një faulli të Taremit ndaj Bastonit. Sulmuesi boshnjak u kthye në gjysmën e tij të fushës për t’i vënë në dukje të mos protestonte dhe të kthehej në portë. “Qepe gojën dhe kthehu në portë” ishin fjalët e tij për shokun e skuadrës. Kamerunasi iu përgjigj disa herë egër sulmuesit boshnjak. Calhanoglu rivendosi qetësinë, madje duke i mbyllur gojën portierit.

Një skenë, ajo në San Siro, që solli në mendje debatin mes Lukaku dhe Barella 9 ditë më parë në Marassi kundër Sampdorias. Një episod i fushës që klubi ndërsa e dënoi, vendosi ta arkivojë pa asnjë gjobë për dy lojtarët.

Lexo më tej: Video/ Lukaku thyen rezistencën e Portos me 10 lojtarë: Gvardiol i heq buzëqeshjen Manchester City

ONANA PAS NDESHJES: “ISHTE ADRENALINA E FUSHËS”

André Onana ishte një nga më të mirët me pritjet e tij dhe në fund të ndeshjes komentoi përplasjen me Dzeko në pjesën e parë. Sherri me Dzeko? Aspekte që lidhen me ndeshjen. Secili ka të drejtë të thotë atë që mendon – shpjegoi portieri kamerunas për Sky Sport -. Është adrenalina e fushës, nëse zemërohemi kështu, fitojmë ndeshjet… më mirë akoma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *