• |
ide | kryesore

Komisioni “McGonigal” / PS mbron Ramën, shkel kushtetën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Blerina Gjoka/BIRN

Shumica parlamentare bllokoi këtë muaj kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal” – ku një ish-zyrtar i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës kishte si objekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

LEXO ME TEJ:

Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë McGonigal

Por gjatë diskutimit të kërkesës në Konferencën e Kryetarëve në mbledhjen e 7 shkurtit, përfaqësuesit e PS-së, pretenduan se ajo nuk mund të merrej në shqyrtim për shkak se Kuvendi kishte nisur një proces ndryshimesh në ligjin e komisioneve hetimore dhe votuan për shtyrjen e vendimmarrjes.

Sipas proceverbalit të zbardhur të kësaj mbledhjeje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kundërshton shqyrtimin e kërkesës deri në një afat të pacaktuar. Kuvendi, sipas tij, ka ngritur një komision të posaçëm për të transpozuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në këtë ligj dhe kjo pengon shqyrtimin e kërkesës së opozitës.

“Refuzoj të hyj në thelbin e kërkesës,”thotë Balla, duke i propozuar Konferencës së Kryetarëve që kërkesa të shtyhet deri në momentin që “ne të kemi përfunduar procesin e rishikimit të ligjit”.

Në të njëjtën linjë argumentoi se deputetja Ermonela Felaj, duke thënë se vendimi i Kuvendit për të ngritur një komision të posaçëm për ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore kanë fuqi ligjore.

“Kuvendi nuk mundet të dalë kundër vetes. Kjo është arsyeja që ne nuk po shprehemi sot për thelbin e kërkesës, por po themi që do të sigurojmë një ligj, i cili e sjell këtë instrument të veprimit,” mësohet të ketë thënë Felaj.

Për opozitën, qëndrimi i i PS-së është tentativë për të asgjësuar të gjitha instrumentet e kontrollit parlamentar.

“Thoni hapur: t’i vendosim kyçin parlamentit. Ky është absurdi,” iu drejtua kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kolegëve socialistë.

Sipas tij, pezullimi i zbatimit të ligjit me arsyen se do të ndryshohet është anti-kushtetues, sepse ndryshimet mund të mos ndodhin kurrë.

Andi Bushati: McGonigal na shpëtoi nga protagonizmi i Yuri Kim

Për ekspertët e shoqërisë civile, kjo sjellje e mazhorancës politike është anti-kushtetuese dhe vë në pikëpyetje standardet e parlamentarizmit në vend.

Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë me qendër në Tiranë, i tha BIRN se Kuvendi nuk mund të ketë devijojë nga detyrimi kushtetues për kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe një prej mekanizmave klasikë të ushtrimit të këtij funksioni është institucioni i komisioneve hetimore.

“Përpjekja e mazhorancës për të delegjitimuar parlamentin nga roli kushtetues, si dhe për të përdorur alibinë e nismës ligjore për ndryshime në legjislacionin për komisionet, si argumente për të pamundësuar hetimin parlamentar, janë tregues të një demokracie hibride, një praktikë abuzive politike dhe një zhvillimi që vjen ndesh me parimet e Kushtetutës,” tha Krasniqi.

Pa bazë ligjore e gjen argumentin e socialistëve edhe Erinda Skendaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Ngritja e një komisioni hetimor nuk mund të refuzohet me argumentin se ligji është në ndryshim, pasi kjo cënon parimin e sigurisë juridike,” tha Skëndaj, duke shtuar se “legjislacioni nuk ka fuqi prapavepruese, me përjashtim të legjislacionit penal kur është favorizues”.

Sipas Skëndajt, komisionet hetimore janë instrument parlamentar që ndihmojnë në mënyrë të veçantë opozitën dhe kjo është shprehur në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë kontest, shton ajo, – “ngritja e një komisioni hetimor apo refuzimi për ngritjen e tij duhet të bazohet në legjislacionin aktual dhe jo tek pritshmëritë e ndryshimit të legjislacionit në të ardhmen”.

Për Krasniqin, kjo sjellje politike e mazhorancës më shumë se sa një debat i momentit rrezikon të vendosë praktika abuzive dhe të cënojë standardin e parlamentit dhe të gjithë sistemit qeverisës, pasi Kuvendi nuk ushtron rolin e tij kushtetues si kontrollor i ekzekutivit.

“Nëse parlamenti nuk mund të ushtrojë kontroll kushtetues mbi kryeministrin, kush tjetër mund ta bëjë këtë?,” ngre pyetjen Krasniqi, duke parë me shqetësim forcimin e pozitës së kryeministrit në dëm të parimit kushtetues të ndarjes dhe balancës së pushteteve.

Vetë kryeministri Edi Rama u shpreh në mënyrë kategorike kundër hetimit parlamentar ndaj tij, pa përdorur si mbrojtje qëndrimet juridike të deputetëve socialistë.

“Nuk ka për të ndodhur,” tha ai gjatë një interviste televizive, duke e cilësuar kërkesën e opozitës një tentativë për të përdorur parlamentin për propagandë abuzive.

Megjithatë, Krasniqi i tha BIRN se kryeministri si objekt i kërkesës për hetim parlamentar është “në konflikt interesi” dhe se në kushte normale, politikanët e akuzuar do të duhej të ishin të parët të interesuar për të provuar pafajësinë.

“Nëse ata refuzojnë hetimin, de facto pranojnë fajësinë ose frikën nga hetimi, duke passjellë pasoja në imazhin dhe besimin publik, por edhe në cilësinë e demokracisë dhe stabilitetit në Shqipëri,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se i vetmi mekanizëm zhbllokues për këtë situatë ishte dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese – ku një vendimarrje kritike ndaj Parlamentit do duhej sipas tij të shoqërohej me përgjegjësi politike dhe institucionale.



31 Comments

  1. E kane marre qeverine e shtetin me tapi. Primitive qe kane rene ne thela e nuk ngopen sa te pelcasin. Prapambetjes mendore nuk i gjendet dermani as ne psiqiatri.

    1. Kur mazhoranca zgjidhet nga një shumicë debilash, injorantë që paguhen me taksat tona vetëm për të bërë komente krejt naive dhe idiote si komentuesit më poshtë , rilindasit kujtojnë se janë vërtetë më të mirët se janë njëlloj idiotë si ata që i zgjedhin dhe kujtojnë se nuk do të përballen me drejtësinë një ditë.

      1. Vota e një idioti është e barabartë me votën e një intelektuali.
        Mirëpo idjoti shkon gjithmonë për të votuar. Ndërsa intelektuali nuk shkon për të votuar. Se po të shkonin dhe intelektualët….!?

    2. Më së fundi është zbuluar dosja e UDB në Beograd, për spiunin me pseudonim ” INTELEKTUALI” .
      Kush do të jetë vallë?

  2. Kjo eshte nje tjeter tentativ e opozites ler te ulur figuren e rames asgje tjeter,se ajo dihet qe rama nuk ka lidhje me kete çeshtje.

  3. Parlamenti shqiptar eshte delegjitimuar pa dale rezultati i zgjedhjeve te pergjitheshme, 25 prill 2021, kur Ambasadorja Kim uroi Ramen per “fitoren” e mandatit te trete, kohe e nevojshme per te shkaterruar opoziten me kukullen Lulezim Basha…

    Per shqiptaret ky ishte fenomeni i njohur i kapjes se shtetit dhe institucioneve, njerin pas tjetrit, duke u fshehur pas “Réformes ne Drejtesi”.

    1. E vetmja kushtetute qe njohin eshte besnikeria ndaj liderit dhe interesave te tyre.
      Ordiner komplet qenkan.

  4. Qekan shqetesuar kurvat mavi dhe dolen te mbrojne Ramazonin.
    Dhe me e keqja eshte se kete e bejne vetem per nje …. sufllaqe.
    Jeni bere ose je bere kaq bajat sa te vjen per te dhjere me keto komente….

  5. Lubonjën e duan vetëm njerëzit e Berishës dhe Metës, sepse që nga 2011, Fatos Lubonja shkeli atë që askush se mendonte se do ta shkilte. Justifikoi vrasjet e 21 janarit. Madje me forcë, e që prej asaj dite është rreshtuar në një ithtar i njerëzve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të cilët, ndërsa Lubonjën e çojnë në qiell, avokat Ngjelën e sulmojnë

  6. PS dhe kryeminister Edi Rama perpiqen per sundimin e ligjit dhe luften ndaj pandeshkueshmerise 30 vjecare ne Shqiperi .Shqupsat dhe berishistet jane per metodat e tokes se xanun,kioskave ne mes te tirones dhe buze lanes dhe drejtesise se plepave 6 mujore te shartuar me fuksa sigurimi .Prandaj Rama do jete kryeminister deri ne 2029.

  7. Mjafton të dëgjosh thirrjet e tij në shesh të hapur, kërcënimet ndaj institucioneve të shtetit, dhe je i bindur se, jo vetëm vendimi i SHBA ka qenë i drejtë, por edhe se një mentalitet i tillë, i forcës, dhunës dhe poshtërimit të sistemit të drejtësisë ka qenë moto e punës së tij, qoftë si president, qoftë si shefi i qeverisë.

  8. Revolucioni ka dështuar pa filluar”/ Spahiu: Berisha nuk mbledh as 500 protestues!Por ty te pelqen ti lexosh o shpellkare funksional i salihut,pronoje o loqja e majte e salihut dhe nje bythelepires ekselent

  9. Për ata militantë patronazhista.Rama nuk shpëton.Ja kanë futur 2 këmbët në një këpucë.As PS e as ju që s’keni 2 pare mend nuk mbroni dot.Amerika është shkelur në kallo e në nder nga satrapi juaj e per këtë ata do dijnë t’ja tredhin k…t.

  10. Të dashur demokratë! Më 3 mars, ora 12:00, të gjithë bashkë para Kryeministrisë. Ora e Rezistencës, Revoltës, Revolucionit na thërret! Simbolet e PD dhe të pluralizmit nuk i japim! Shqipërisë i dalim Zot”, shkruhet në mesazh.

    “Ky është mesazhi me të cilën po ftohen njerëzit në protestë! Protestë për simbolin e PD pra dhe jo kundër Ramës! Kjo nuk është protestë kundër Ramës. Kjo është ftesë për një 8 janar të dytë”, shkruan Çollaku.

  11. 2005-s erdhën Zeni dhe Argita me legjendat e tyre financiare, që mund të mos kenë qenë fare legjenda, epoka e Berishës 2 që kulmoi me një tjetër mit ekonomik, Rezart Taçin, tani i zhdukur nga qarkullimi; paralel me këtë filloi të këndohej miti ekonomik i LSI-së, institucionit ku bëheshin para në mënyrë vertikale, e me regjim ushtarak, qindra njerëz vrapuan të rreshtoheshin aty për të siguruar përfitime jashtë ligjit, që nga nxjerrja e një patente e deri tek pozicionet e lakmuara mitmarrëse

  12. Edi Rama eshte cuni i skulptorit te Enver Hoxhes.

    Sali Berisha ishte qe ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta shok me Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe ka dal edhe familjarisht bashke me cunat e Enverit edhe me vet Enverin ne fotografi. Prandaj berishen ata e ben kryetar te PD.

    Fatos Nanon e njihte Nexhmije Hoxha nga instituti i saj marksist-leninist. Prandaj Fatos Nanon ata e ben kryetar te PS.

    Ilir Meta eshte kushuri i familjes se Sulo Gradecit nga Skrapari. Sulo Gradeci ishte shoqeruesi i Enver Hoxhes.

    Lulzim Basha: Mamaja Lulzim Bashes eshte nje kushurire te Nexhmije Hoxhes nga Dibra edhe prandaj u fut aq shpejt ne politike edhe u be edhe minister.

    Pandeli Majko: Mamaja e Pandeli Majkos ishte ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta profesoreshe ne Universitetin e Tiranes ku ishte edhe Liljana Hoxha profesoreshe qe eshte gruaja e Sokol Hoxhes. Te dyja keto ishin shoqe te ngushta bashke sepse ishin te dyja nga Korca.

    Prandaj kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro. Me pasurite qe keta zagaret Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha u kane vjedhur shqiptareve, Shqiperia do barazohej ekonomikisht me Zvicren.

    Ca prisni me kot? Pse genjeheni me politikanet duduma?

    Kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro.

    Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha jane me te poshter nga Sali Berisha. Berisha eshte vetem nje qen i tyre. Kapini keta muter edhe nxirruani prej hundesh leket qe i kane vjedhur popullit shqiptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *