• |
ide | kryesore

E përjashtuan nga Policia, u bë fermer. Historia e Bedriut nga Dibra (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 14 viteve në Polici të Shtetit Bedri Topuzi u përjashtua nga rdhët e uniformave blu për shkak se u akuzua për pjesëmarrje në tubime politike. Pavarësisht se gjykata vendosi në favor të tij, ai nuk u kthye kurrë më në polici. Prej vitit 2007 ai ndërtoj fermën e tij në fshatin Trepçë në Dibër. Sot ai ka mbi 20 krerë bagëti.

“Gjykata më dha të drejtën e rifillimit në punë, megjtihatë unë nuk kam kërkuar të rifilloj punë sepse i jam përkushtuar këtij biznesi,” tha ai.

Thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, por fitimi për të është i mirë.

“Me lekun tim, investimet e mija, pa ndihmën e shtetit,” tha ai. Për shkak se fermerët kanë hequr dorë në masë të madhe nga mbarshtimi i bagëtive, Bedri Topuzi thotë se për mishin ka shumë treg.

“Tregun e kemi të gjetur, madje nuk arrijmë ta furnizojmë dot, sepse ka kërkesë të madhe. Shumica e njerëzve ën zonë e kanë hequr blegtorinë,” tha ai.

Topuzi apelon që shteti të ndihmojë feremerët dhe blegtorët me qëllim ndaljen e ikjeve masive nga fshati./ Ora News

https://www.youtube.com/watch?v=8irjWLsq4_U&embeds_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *