• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit, gjykata kundër prokurorisë për 6 policët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata



Gjykata e Elbasanit nuk ka pranuar pretendimit e prokurorisë. Janë lënë pa masë sigurie dhe në detyrë 6 efektivët e policisë që ishin të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.
Sipas prokurorisë, 6 efektivët e repartit “Shqiponja” kishin pasur dijeni për makina të cilat kishin armë në Elbasan. Mbi këto dyshime, u kërkua edhe masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 efektivët të cilët pak muaj më parë u rikthyen në detyrë.
Kështu pas këtij vendimi 6 policët Erjon Balla, Erjon Meçja, Besmir Kadiu, Donald Dedja, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku do të gjykohen në gjendje të lirë.
Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet, ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *