• |
ide | kryesore

Një vit luftë në Ukrainë, përballja mes Rusisë dhe Perëndimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të premte është mbushur një vit nga nisja e ‘operacioni ushtarak’ me të cilin presidenti rus Vladimir Putin shpalli synimin e tij për “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës. Një objektiv që Kremlini synonte ta arrinte në një kohë të shkurtër. E në fakt iu shndërrua në një luftë të gjatë pozicionesh.
Këto dymbëdhjetë muaj prishën ekuilibrin e gjeopolitikës botërore dhe shkaktuan qindra mijëra vdekje ushtarake dhe civile. Ukraina mori mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit që në ditët e para të luftë. Lideri i Kievit, deri një vit më parë i njohur kryesisht për të kaluarën si aktor është bërë “njeriu i vitit” dhe simbol i rezistencës.
Para agimit të 24 shkurtit 2022, presidenti rus Vladimir Putin njofton se kishte vendosur të niste një “operacion ushtarak” me qëllim “çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës” në përgjigje të një kërkese për ndihmë nga autoritetet e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. Dy orë më vonë, trupat ruse hynë në territorin ukrainas. Sulmet ajrore dhe raketore goditën të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u përgjigj duke shpallur ligjin ushtarak. Ai ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Më pas shpalli mobilizimin e përgjithshëm.



4 Comments

  1. Derra patate- ngrenes lekuretrashe te uraleve.
    Dobiche te lenin-stalin monstrave.
    Njesoje si bastardi i kristaqo perdhunuesit me haremin e shkerdhyer mavi.

  2. Një vit luftë vëllavrasëse mes sllavëve, e cila nuk mund të ketë fitimtarë, por vetëm sakrifica e gjak, armiqësi e rrënim, ndaj dhe i duhet dhënë fund…

    Fitimtarët janë vetëm industritë e armëve, me të cilat mbulohet kriza globale ku është zhytur bota…

  3. PRA JO LUFTE RUSI -UKRAINE POR PRRENDIM – RUSI POR ME SAKTE LUFTE MIDIS TE MIRES DHE TE KEQES MIDIS PEDERASTEVE TE PERENDIMIT DHE KONSERVATORIZMIT TE RUSISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *