• |
ide | kryesore

Rrahja mes vajzave në Tiranë/ Policia shoqëron 5 të miturit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video e një sherri mes nxënesve në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë po bën xhiron e rrjetit. Në video shihen disa vajza që kapin nga flokët dhe godasin një tjetërpër disa sekonda derisa ajo arrin të largohet. Pas publikimit të pamjeve të përplasjes mes vajzave ka reaguar policia e Tiranës.

Në nje reagim të saj thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video si dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Pas verifikimive të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën “3 Dëshmorët”, dhe jo në ambientet e shkollës “Kongresi i Manastirit” – thotë policia që shton se vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë konfliktin e tyre të degradojë deri në këtë fazë, por ajo që vihet re është se vajzat janë me uniforma dhe çanta shkolle, dhe askush aty pranë nuk ndërhyn për t’i ndarë. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Lubonjën e duan vetëm njerëzit e Berishës dhe Metës, sepse që nga 2011, Fatos Lubonja shkeli atë që askush se mendonte se do ta shkilte. Justifikoi vrasjet e 21 janarit. Madje me forcë, e që prej asaj dite është rreshtuar në një ithtar i njerëzve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të cilët, ndërsa Lubonjën e çojnë në qiell, avokat Ngjelën e sulmojnë,shohin salihun e metaj qe mbjellin sherr ne rruge,bejne dhe shpellaret e maloket

    1. Ke te drejt,keto jane provinciale,se ato “qytetaret”e llastuara pasanike,merren me hashashra ,me mode,me jete luxi.
      Problemi ketu eshte se mungon modeli,jo ai i persosur,por thjesht normal.
      Çpret nga nje shoqeri ku antivlera te serviret si vlere,ku mbizoteron demagogjia,show.
      Fatkeqsi per brezat e ardhshem!

  2. Mjafton të dëgjosh thirrjet e tij në shesh të hapur, kërcënimet ndaj institucioneve të shtetit, dhe je i bindur se, jo vetëm vendimi i SHBA ka qenë i drejtë, por edhe se një mentalitet i tillë, i forcës, dhunës dhe poshtërimit të sistemit të drejtësisë ka qenë moto e punës së tij, qoftë si president, qoftë si shefi i qeverisë.Shpellkaret e cecenet po shajne motrat e tyre,qe model kane salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *