• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë afër pikës së kontrollit të policisë në Zveçan

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

Rasti është iniciuar si sulm kundër rendit kushtetues

“Zveçan 23.02.2023 – 22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

/kosovapress



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *