• |
ide | kryesore

Vrαnë shqiptarin në Athinë, “Skuadra L” dilte edhe në videoklipe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Skuadra L



Dalin detaje të reja në lidhje me vrαsjen aksidentale të shqiptarit në Nea Ionia të Atikës në Greqi. Pëllumb Islami, 39 vjeç, i cili punonte si hidraulik në Greqi u qëllua në kafene duke parë një ndeshje të Champions League. Ai u kap nga një plumb për shkak të një sherri që kishte nisur në një zonë VIP të lokalit ku u përplasën 7 shqiptarë të njohur për policinë si truproja, por me emrin famëkeq “Skuadra L”.

Mediat greke shkruajnë se 5 janë identifikuar. Ata ndodhen ende në Greqi dhe nuk ka asnjë raport se kanë tentuar të kalojnë kufirin, për t’u kthyer në atdhe. Sipas informacioneve, grupi, pas të shtënave, është arratisur me xhipin luksoz ngjyrë argjendi dhe një mjet tjetër.

LEXO EDHE: “Grupi L”/ Kush është banda që qëndron pas vrαsjes së shqiptarit në Athinë

Të dhënat e “Skuadra L” tashmë janë të njohura për autoritetet. Policia ka ndaj tyre një dosje për shumë çështje penale. Sakaq përveç aktiviteteve kriminale, kjo organizatë promovonte jetën e luksin edhe në rrjete sociale. Ata kanë postuar në YouTube një videoklip në vitet 2013-2014 , me shprehjet “Dikush duhet të shkojë” (video poshtë). ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *