• |
ide | kryesore

COVID-19/ 17 raste të reja dhe asnjë viktimë në vend

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19. Në tërësi janë kryer 352 testime. Gjatë këtij harku kohor, në vendin tonë nuk janë shënuar viktima nga COVID-19.

Bëhet me dije po ashtu se 8 qytetarë janë shëruar. Ndërkohë janë 160 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Statistika ( 25 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 352

Testime totale 2,039,387
Raste pozitive 333,483
Raste të shëruara 329,725
Raste Aktive 160
Humbje jete 3,598



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *