• |
ide | kryesore

”Ja ku na ke, hajde na marko”: Josa shpërthen kundër sulmuesve, por Balajn e justifikon “nuk ka ardhur për golashënues”

-Instant, Sport
Josa



“E kam thënë që duhet të bësh llogaritë pasi të mbarojë ndeshja. Normalisht unë nuk shoh çfarë bëjnë ekipet e tjera, por çfarë bëjmë ne. Nuk e zgjidhëm siç duhet pjesën e parë, edhe te goli i Kastriotit duhej të kishim rreshtim më të mirë”. Mirel Josa nuk e ka marrë aspak mirë humbjen kundër Kastriotit të vendit të fundit. E megjithatë tekniku i Vllaznisë e ka të qartë se një pjesë e mirë e titullit nuk është përfituar sot nga të tijtë. Një ndeshje nën ton që e ka bërë teknikun të shpërthej kundër sulmuesve të tij. “Nuk shfrytëzuam zonat me Jonuzin, disa herë bëri mirë Marku, por ne i luajtëm Kastriotit në mënyrën ”Ja ku na ke dhe hajde na marko”.

Josa nuk pranon të besoj se kuqeblutë mund të kenë neglizhuar kundërshtarin. Në fakt duket e pamundur, duke parë se një fitore do t’i afronte në dy pikë nga Tirana kryesuese: “Nuk ka nënvlerësim. Nëse do të kapësh lojtarët e Kastriotit, janë ata që kanë treguar veten e tyre, ka lojtarë të mirë, cilësorë, duke filluar nga Mehmeti, Mihana, Rexhinaldo apo Greca”.

Lexo më tej: Kastrioti ‘pushton’ Shkodrën: Mihana dëshpëron Josën dhe i jep shpresë krutanëve të vendit të fundit

BALAJ, TETË NDESHJE PA GOL

I vetmi që Josa vazhdon ta mbrojë është Bekim Balaj. Sulmuesi i ardhur me bujë në Shkodër nuk ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje tashmë me fanellën kuqeblu: “Futbollisti është shumë korrekt në të gjithë drejtimet. Problemi është se Bekimi nuk ka ardhur të bëjë golashënuesin e skuadrës. Por për të pasur ne një zgjidhje normale sepse kishim vetëm Kaina si qendër. Ishte Aralica i cili nuk është më në skuadër. Erdhi Bekimi dhe ai është lojtar i vlefshëm për çdo skuadër besoj. Puna është se si do ta shfrytëzojmë dhe mbështesim Bekimin që të shënojë. Sa i përket gjendjes fizike, është shumë e mirë. Nuk është që skuadra duhet të luajë për Bekimin, por Bekimi për skuadrën, gjë që e bën”, e justifikoi Josa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *