• |
ide | kryesore

Misteri i vrasjes së vajzës nga Kenia, publikohet fotoja dy orë para ngjarjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është publikuar fotoja e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko dy orë para se ajo të dhunohej nga persona të pa identifikuar. Siç shihet nga fotoja ajo është në shoqërinë e një vajzë tjetër, e cila dyshohet se është shoqja e saj e dhomës që do të merret në pyetje nga prokuroria.

Efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar ditën e sotme Rodin Barci shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy. Gjatë dëshmisë së tij Barci i ka qëndruar dëshmisë së tij të mëparshme.

Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por janë marrë në pyetje vetëm persona të cilët kanë pasur kontaktet e fundit me të.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *