• |
ide | kryesore

Video/ Borussia Dortmund i pari për një natë, thyen 1-0 Hoffenheim: Eintrachet shembet në Leipzig

-Instant, F1, Sport, Video
Borussia

Java e 22 e Bundesligës sheh në krye të vetme Borussia Dortmund. Verdhezinjtë mposhtën 1-0 Hoffenheim falë golit të Brandt e për një natë kryesojnë kampionatin, me 46 pikë. Fiton edhe Leipzig, që mundi Eintracht Frankfurt 2-1 me golat e Werner dhe Forsberg. Werder Bremen dominoi Bochum 3-0, Wolfsburg bën goditjen në Koln (2-0). Pikë të rëndësishme edhe për Hertha Berlin, 2-0 ndaj Augsburg.


HOFFENHEIM – BORUSSIA DORTMUND 0-1

Borussia Dortmund fitoi 1-0 ndaj Hoffenheim dhe kryeson Bundesligën. Ritmi i lartë që në fillim, me të dyja skuadrat që treguan se donin të fitonin ndeshjen. Pas çerek ore lojë, verdhezinjtë rrezikuan shumë, me gabimin nën portë të Kabak, pas një pritjeje të shkëlqyer të Kobel. Në fund të pjesës së parë, miqtë prishën ekuilibrin e ndeshjes, me golin e Brandt. Mesfushori devijoi goditjen e lirë të Marco Reus në rrjetë, në minutën e 43’. Në mbyllje të pjesës së parë, BVB u anulua goli i 2-0 i Wolf, për shkak të një faulli të Schlotterbeck në fillim të aksionit. Ndeshja mbeti në ekuilibër deri në fund, me raste nga të dyja palët, por Borussia fiton. Dortmund kryeson në renditje, me 46 pikë dhe +3 ndaj Bayern dhe Union Berlin. Të dy rivalët janë të impenjuar nesër. Hoffenheim mbetet në vendin e gjashtëmbëdhjetë, me 19 pikë.


RB LEIPZIG – EINTRACHT FRANKFURT 2-1

Fiton edhe Leipzig, që mundi 2-1 Eintracht Frankfurt. Vendasve iu deshën vetëm gjashtë minuta për të thyer kundërshtarin. Forsberg shërbeu në kundërsulm Timo Werner. Gjermani, pavarësisht një pengese të vogël, arriti të godasë dhe të shënojë 1-0. Rolet mes të dyve u ndryshuan në minutën e 40’, kur Werner pasoi për Forsberg, që bëri 2-0. Me daljen nga dhomat e zhveshjes, miqtë u përpoqën të reagojnë, me goditjen e fuqishme të Kolo Muani, që përfundoi lart. Eintracht shtyu përpara dhe në minutën e 61 shkurtoi distancën, me të djathtën e Soë. Demat nuk e lënë veten të tronditen, duke u rikthyer në kontroll të plotë të ndeshjes dhe duke shkuar disa herë pranë golit të tretë. Përfundoi 2-1, me Leipzig që ngjitet në 42 pikë. Eintracht mbetet me 38.

Germany Bundesliga

FC Cologne 0-2 Wolfsburg
Hertha Berlin 2-0 Augsburg
Hoffenheim 0-1 Borussia Dortmund
RB Leipzig 2-1 Eintracht Frankfurt
Werder Bremen 3-0 Bochum



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *