• |
ide | kryesore

Aksidentohet autobusi në Austri, 1 viktimë dhe 32 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
autobusi



1 person humbi jetën dhe 32 të tjerë u plagosën në një aksident në veriperëndim të Austrisë. Ata ishin  duke u kthyer me autobus nga një festë. Viktima ishte një 31-vjeçar. Autobusi po udhëtonte nga Bavaria e Poshtme në Gjermani në drejtim të Schladming, rreth 100 kilometra në juglindje të Salzburgut.

Automjeti u rrotullua disa herë dhe u ndal në rrëzë argjinaturës së një ndërtese kompanie. Dy persona, mes tyre edhe drejtuesi i autobusit 51-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë. Një automjet tjetër që udhëtonte pas tyre dha ndihmën e parë derisa në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit. 

Baza e Kryqit të Kuq dhe të zjarrfikësve nuk ishte shumë larg, kështu që brenda 10 minutave në vendngjarje ishin më shumë se 160 punonjës të shpëtimit.

“Për ne, problemi ishte se autobusi ra nën çatinë e një garazhi” – tha Norbert Pichler, Menaxher Operacional me Kryqin e Kuq.

“Në koordinim me zjarrfikësit ne u përpoqëm të shpëtonim personat e bllokuar. Të tjerët që ishin jashtë u sollën në një vend të ngrohtë  ku pritën derisa të transportoheshin” – shtoi ai.

Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit janë ende në vijim. Shoferi i autobusit nuk mund të merret ende në pyetje për shkak të plagëve të rënda. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *