• |
ide | kryesore

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Do kalojmë në forma ekstreme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edhe kjo e diel i ka gjetur banorët e Bërxullës në protestë, të cilët kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.


Banorët shprehen kundër shembjes së pronave të tyre, pasi nuk janë dakord për vlerën e dhënë për kompensimin e tyre.


“Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent. Sot që jemi në ditën e 150-të protestës na vjen një informacion. Na vjen që nuk kanë arritur akoma në përfundimin për vlerën e pronës tonë. Ligji e parashikon, një vit para projektit duhet bërë inventarizimi i pronave dhe të dalë çmimi i pronës. Shteti nuk ka dëshirë për ta zgjidhur çështjen që është shumë e thjeshtë.

Ne e kemi paraqitur vlerën e një pronë të shitur në dalë 31 tetor 2022, me një vlerë rreth 50 euro për metër katror. Ky shtet ose nuk do ta vendosë ujin në zjarr dhe kërkon të na vrasë për së gjalli ose kërkon të luajë si macja me miun duke testuar nervat tona. Kemi 5 muaj që bëjmë thirrje, të vijnë e të ulen në negociata me ne. Nervat tona nuk mbajnë më. Ne po sillemi në mënyrë shumë të qytetëruar.

Do kemi forma më ekstreme proteste, ua kemi treguar se dimë t’i bëjmë të gjitha. I kemi bërë gjërat shumë të kontrolluara”, u shpreh një prej tyre për mediat.


6 Comments

  1. cfare do ndodhi psh. masa ekstreme.,mund te shtrihen ne rruge,mund te rrijne pa buke,mund te vrasin vehten ,mjund te kapin rob nje bari dhensh,mund ti shkruajne Lapsi.al e pastaj….
    Neser ju kane harruar te gjithe,kush e rruan.

  2. kur gjejne shesh karakuckat sociadhiste bejne pershesh,ju genjejne sa ju marrin votat o popolo dele dhe pastaj ju rrjepin qelbesirat

  3. Lapsi ka gati nje jave qe nuk shkruan me as per Kurtin as per marrveshjen me Seribne, as per bashkesine e komunave serbe .
    Pse kjo qetsi kaq e madhe ?
    Neser eshte takimi me i rendesishem Vucic – Kurti

  4. Ndoshta Bushati fle sonte me fshataret dhe na thote neser qe trajektorja e fshatareve perputhet me drejtezen e rruges me kendin alfa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *