• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Brenda bunkerit ku jeton Volodymyr Zelensky

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Zelensky



Volodymyr Zelensky ka zbuluar për herë të parë dhomën modeste në të cilën jeton larg familjes së tij nga ku drejton luftën kundër Vladimir Putinit. Udhëheqësi ukrainas është izoluar prej tashmë 1 viti në një bunker të mbuluar nga një unazë çeliku në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Kur Putini urdhëroi trupat e tij të hynin në Ukrainë më 24 shkurt 2022, Zelensky nxitoi shkonte në një vend të quajtur “Bankova”. Që nga ajo ditë ai është strehuar në këtë zyrë prej betoni. Vetë Zelensky ka zbuluar për gazetarin ukrainas Dmytro Komarov jetën e tij nga nisja e luftës.

“Unë e dua familjen time, por për mua si president, të qenit këtu ishte një prioritet. I mblodha gjërat shumë shpejt dhe erdha këtu. Kudo nëpër korridore ishte errësirë. Kjo tani është shtëpia ime. Jetoj këtu prej 1 viti” – tha Zelensky.

The heroic leader has revealed his modest bedroom as he continues to live away from his family

45-vjeçari thotë se tashmë është mësuar në dhomën e tij që tashmë e quan “shtëpi” edhe pse larg gruas dhe dy fëmijëve të tij. Presidenti i bëri gazetarit një “tur” në bunker, duke treguar veshjet e tij të luftës me ngjyrë kaki të bëra tashmë simbol.

Volodymyr Zelensky's war wardrobe is full of military fatigues

“Kam një gardërobë të vogël këtu. Rrobat janë të gjitha të ngjashme. Unë thjesht nuk po përdor më kostume tani” – tha ai. Megjithatë ai thotë se po e mban edhe një kostum si një “simbol se lufta do të përfundojë së shpejti”.

Zelensky said he will wear suits again when the war is over Bankov

“Do të fitojmë së shpejti, kështu që do të veshim sërish kostume” – tha Zelensky. Ai tregoi dhomën e tij të gjumit, me krevatin e tij tek dhe mobiljet modeste. Duket shumë larg luksit që shumica do të prisnin se një President mund të kishte. Një televizor i vogël me ekran të sheshtë është ngjitur në mur përpara shtratit të tij, i shoqëruar nga një lavaman dhe disa mobilie të tjera.

He sleeps in a single bed in his room

Ai tregoi se si u mësua t’i mbajë dritat e fikura në përpjekje për të mos u kërcënuar nga një sulm. Në zyrën e tij mban në tavolinën e punës një foto të tij dhe të familjes së paraluftës.

He keeps a photo of his wife and children on his desk

Teksa vijon të udhëheqë vendin përballë pushtimit barbar të Putinit, Zelensky rrallë herë mund të shohë gruan e tij Olena, vajzën Aleksandra, 19 vjeç dhe djalin Kiril, 10 vjeç. Në përvjetorin e parë të luftës të premten, Zelensky u përlot kur foli për jetën larg njerëzve të tij të dashur.

“Gruaja ime dhe fëmijët e mi janë njerëzit më të rëndësishëm për mua. Nuk arrij t’i shoh shumë shpesh, por jam shumë i lumtur që kam këtë familje. Gjëja më e rëndësishme është t’i bëj ata të jenë krenarë për mua” – tha Zelensky.

His room also has a small sink

Jeta e tij ka kaluar në disa faza interesante. Nga një aktor humori, ai u bë president dhe tashmë lider i një vendi në luftë duke bërë që shumë ta krahasojnë edhe me Winston Churchill. I parë gjerësisht si një figurë anti-establishment, ai fitoi në mënyrë surprizë zgjedhjet presidenciale të 2019-së. Në atë kohë ai premtoi t’i jepte fund konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë që Putin filloi duke aneksuar Krimenë në 2014-ën.

Zelensky opened up about how he doesn't get to see his family very often

Ai ishte mjaft popullor brenda vendit dhe pati disa dalje të shkurtra në skenën e politikës botërore. Por tashmë, një vit pas pushtimit të vërtetë të Ukrainës, ish-aktori njihet në mbarë botën për karizmën dhe vendosmërinë e tij. Madje Zelensky është shndërruar nga një yll televiziv që luante me politikën, në një hero ndërkombëtar. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Jepni ku jetojne ushtaret e shkrete qe jane front prej ketij moterqiri qe vdiqen me qindra dje nga sulmet me raketa

    1. Ore rrobqir i LGBT . Ti Enver Hoxhes ti hash mutin pleher se Enver Hoxha ishte 5 Vjec kur e Mori Serbia Kosoven dhe skish oidh seme ra merrte mbrapsht ne are Kohe se traktati i Jaltes nuk e lejonte. Enver Hoxha nuk firmosi as konventen nderkombetare ne Helsinki per mosnderrim kufijsh por i dha autonomine Kosoves dhe krijoi UCK. Ca doje ti o rrot kari qe ne me 700000 vete popullsi te Shkaterruar nga lufta do benim lifte me fuqite e medhaja te merrnim Kosoven? Ja ku jeni me perendimin legena ose nuk e merrmi po na cani karin. Keni qe ne 1999 dhe u bene 23 vjet dhe ende protektoriat dhe hale Amerikane jeni. Kosova nuk e ka te njohur oavarsine nga shume vende. Ku eshte Amerika? Pse po i jep veriun Serbit Amerika? He rrobqir pergjigju

  2. o kara shifni kryeministrin tuaj me avion privat në vendin më të varfër të europës, mos shihni të tjerët, nuk keni kokë për të parë të tjerët.

      1. Ka tre miliarde dollare ne banke. Ka mbi 15 vila ne vendet me luksoze te Botes. Fshihet ne bunker ne Poloni dhe ky cifut rrobqir dergon bijte e nenave dhe te Krishteret qe te vriten

    1. Do ti jape arqen arixhiu ose xhaxhka nga vilat e veta se e duan shume ukrainen. Spiropicka eshte e gatshme te jape pidhin. Peleshka do e mbroje me bythe. Ardhji vjelliu do ndaje pak mut ariu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *