• |
ide | kryesore

Gianni Infantino tallet keq në Karnevalet e Frankfurtit: me pantallona të ulura e pas tij… një sheik

-Instant, Sport
Gianni Infantino



Gianni Infantino mbetet në qendër të kritikave pas organizimit të Kupës së Botës në Katar. Një zgjedhje e diskutueshme e cila u pasua me qëndrime dhe deklarata që nuk gjetën konsensus nga shumë anë. Humbjet e jetës të shumë punëtorëve që synonin ndërtimin e stadiumeve, ndalimet ndaj komuniteteve LGBT+ dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga vendi pritës reduktuan konsensusin ndaj kreut të FIFA-s.

Në Gjermani, pikërisht në Frankfurt, u organizua parada e makinave alegorike për Karnavalet. Mes të shumtëve që parakaluan ishte një që nuk kaloi pa u vënë re. Statuja e Gianni Infantino-s me pantallonat ulur dhe i përkulur përpara: pas tij një sheik i Katarit. Një skenë, ose më mirë një makinë alegorike, me një mesazh shumë të fortë. Nënkuptimi është se FIFA i është përkulur fuqisë së “perëndisë para” të arabëve.

FRAZAT E PAPËLQYERA

“Kupa e botës më e mirë ndonjëherë”. E pastaj “për atë që ne evropianët kemi bërë në tre mijë vjet, duhet të kërkojmë falje për tre mijë vitet e ardhshme”. Këto janë vetëm disa nga frazat që nuk i kanë pëlqyer tifozëve. Mbi të gjitha kombëtarja gjermane kishte mbajtur qëndrim kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBT+ dhe ndaj grave. Fotoja e lojtarëve që mbuluan gojën është emblematike. Kohë të vështira për Gianni Infantino.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *