• |
ide | kryesore

Video/ “Përse më kërkon?”: Shakira nuk ndal tërbimin, tjetër këngë kundër Pique, por pyetja ngre dyshime

-Instant, Sport, Video
Pique



Zemërimi i Shakirës ndaj Pique nuk ndalet, kur historia mes të dyve përfundoi shumë keq. E pas suksesit të jashtëzakonshëm me Music Session Vol. 53, këngëtarja kolumbiane publikon një tjetër pjesë të diskutueshme. Në bashkëpunim me këngëtarin Karol G kolumbiania ka incizuar “Te Quedo Grande” ku ka referenca për jetën e tij private. Edhe pse pa e përmendur kurrë lojtarin, referencat janë mjaft të qarta.

Lexo më tej: Shakira, një tjetër këngë të re kundër Pique

Kënga e re TQG (Te Quedo Grande) është një pjesë e solidaritetit femëror mes dy grave të tradhtuara. Një pjesë autobiografike me Shakira dhe Karol G që patën të njëjtin fat të keq, për fajin e vajzave më të reja që u morën burrat e tyre. Por pas dekurajimit fillestar, përmes tekstit të këngës, ato bënë të ditur se janë bërë më të forta dhe nuk duan të kthehen më me ish-ët, të cilët i pyesin: “Përse më kërkon?”.

Nuk është hera e parë që Pique e Shakira shigjetojnë njëri-tjetrin në distancë. Ata kanë nxjerrë inatin me thumbime që kanë sjellë reagimin e tjetrit. Në çështje janë përfshirë edhe familjarët, sidomos ata të ish-mbrojtësit spanjoll.

SHIGJETIMI PËR PIQUÉ

Në Sesionin e Muzikës Vol. 53 Shakira u tregua e ashpër me referenca të drejtpërdrejta për ish-mbrojtësin e Barcelonës Pique dhe të dashurën e tij. Këtë herë, në TQG thumbat janë pak më të lehta. Por edhe këtu disa fjali të tekstit janë lehtësisht të interpretueshme. “Të pëlqejnë fotot e mia. Dukesh i lumtur me jetën tënde të re, por nëse do ta dinte se po më kërkon akoma…“. Për të vazhduar më pas me “atë që kemi përjetuar tashmë e kam harruar dhe kjo të ka ofenduar”. Pas historisë së Ferrarit dhe Twingos dhe Rolex e Casios, ndarja mes të dyve pasurohet me një tjetër…këngë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *