• |
ide | kryesore

Atentati i dështuar Elbasan/ Kërcënohet prokurori i SPAK, Behar Dibra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër janë lënë në masën e sigurisë, “burg pa afat” nga gjykata e Elbasanit, pasi kanë kërcënuar prokurorin e SPAK, Behar Dibra . Kjo ngjarje ka ndodhur 3 ditë më parë në hyrje të tunelit Elbasan-Tiranë, ku Orges dhe Emirjan Sina, 24 e 27 vjeç, i kanë treguar prokurorit dhe një agjenti të Byrosë Kombëtare të Hetimit një dokument, duke pretenduar se ishin punonjës policie.

Dyshohet se vëllezërit fotografuan automjetin, me të cilin po udhëtonte prokurori. Ky i fundit njoftoi policinë, ndërkohë që të rinjtë u larguan vetëm pasi Behar Dibra u tregoi dokumentin e tij.

Gjatë ikjes me makinën e tyre, vëllezërit nuk i janë bindur as patrullës policore. Por pak orë më vonë, ata u arrestuan në Durrës, ku ata banojnë.

Prokurori Dibra dhe agjenti i Byrosë Kombëtare të Hetimit ishin në Elbasan për të hetuar atentatin e dështuar, për të cilin janë arrestuar dy persona, të afërm të Erion Alibejt.

Ndërkohë, vëllezërit Sina u lanë dje në arrest në burg nga Gjykata e Elbasanit, për kundërshtim dhe mosbindje ndaj autoritetit shtetëror, kanosje të prokurorit dhe mbajtje pa të drejtë të titullit apo stemës së policisë.

Prokurori i SPAK, Behar Dibra, po heton disa ngjarje të rënda, si operacionin “Golden Bullet” ku janë lëshuar 32 urdhër arreste, përfshirë këtu edhe Talo Çelën dhe Ervis Martinaj. Ndërsa, 10 ditë më parë, prokurori Dibra kërkoi burgimin e përjetshëm të Ardjan Çapjas dhe 25 vjet heqje lirie për nipin e tij Florenc Çapja, të cilët akuzohen se kanë porositur vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri në 2012.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *