• |
ide | kryesore

Ballkani i Hapur, Rama nga Mali i Zi: Në këtë nismë s’ka as kinezë as rusë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në konferencën e përbashkët me gazetarët në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama tha se në nismën e Ballkanit të Hapur nuk ka “as kinezë dhe as rusë”.

Sipas tij, është nismë për të jetësuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit, duke shtuar se kush do të shohë kinezë apo rusë në të, “nuk ka asnjë problem”.

“Mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur, mos shihni as kinë, as rusë, madje as gjermanë. Është nismë e jona për të jetësuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit. Kur ishim në samitin e Berlinit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, rifirmosën gjëra që kishin firmosur më parë. Nuk pashë asnjë marrëveshje që nuk kishim firmosur më parë në Ballkanin e Hapur.

Është thjeshtë kalimi nga një ditë ku vjen kancelari dhe bëhet një diskutim mbi ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Kush do të shohë kinezë dhe rusë, është i lirë t’i shohë, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.

Rama ka folur po ashtu edhe për çështjen e hidrocentraleve në vendin tonë, duke shtuar se ka qenë qeveria e tij që ka ngritur çështjen e mbrojtjes së Vjosës.

“Ne jemi gjendur para faktit të kryer dhe kemi bllokuar të tretin, por nuk e di sa ju ngushëlloj, kemi trashëguar të njëjtën situatë, duke filluar nga lumi i Valbonës. Mundëm të bllokojmë të gjithë të tjerët por jo atë që ishte gati në përfundim. Duke vazhduar me Vjosën. Ndërkohë e dini sa shumë zhurmë është bërë për këtë. Ndërkohë që ne jemi e para qeveri që ngritëm çështjen e mbrojtjes së Vjosës dhe nuk pritëm të vini nga europa dhe të na thonin ‘është lumi i fundit i egër në Europë’.

Po pse mbeti ky i fundit i egër i Europës? Se ata i zbutën të tyret dhe i kthyen nga tigra në mace shpie, ne na mbeti tigri në derë dhe ne kemi marrë masa që Vjosa të shpallet park kombëtar. Këto hidrocentralet, dy i kemi peshqesh nga e shkuara, por përballohen me Ballkan të Hapur. Kemi ngritur dhe grupet e punës, s’dua të ndërhyjë, se thonë nëse nuk do të zgjidhësh një problem, ngre një grup pune”, tha Rama.



28 Comments

  1. ta kishe per nder te kishe kineze e ruse o koqe kandari

    te jesh kelysh bythqir i sorros bythqir reptilit nuk eshte KRENARI

    1. Pershendetje JP.
      Thuaji komandatit te gjej nje “good lawyer” dhe mos merret me asgje tjeter (perfshi ballkanin e hapur). Atij i ka ardhur fundi, s’ka perendi ta ndihmoje….

  2. Ju haptë varri një orë e më parë këtij psikopati me kartelë , pjellë e ndyrë e krimKristaq Ramës , i cili akoma ëndëron Ballkanin e Hapur duke na treguar përralla me mace e tigra bythe drejt paralizës me hernje diskale .

  3. Goni.
    Eraldi
    NotKnow
    Erlindi
    Dori
    Trevor
    Flri

    Te gjithe keta jane punojes te call center tek zogu i zi ( ose nje punojes me disa psudonime) qe thjesht paguan per cdo koment qe bejne ne rrjetet sociale.
    PS ka paguar nje kompani private ( call center) dhe e paguan per cdo koment.
    Po ti shikoni te gjitha komentet ane si copy-paste.

  4. Cuditerisht shef disa germadha qe dalin nga ps me iphone t njejt
    Si esht e mundur nuk kan mar t githe

  5. Shef ca shurra qe kan iphone tfundit kur para pak kohesh rinin me samsung.Ay pergjegjsiii duhet me dit se kush est pidh dhe e mban mir edhe kur ikn g

  6. Ka perfunduar keq fare ky.

    imagjino nga kush pret mbrojteje. Nga Goni, Eraldi, Erlindi. Njehere e njokohe e mbronte rruga Elbasanit, tani e mbrojne sufllaqet. Pu pu pu cfare tmerri per liderin global!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *