• |
ide | kryesore

“Luaj falas për të, e do edhe shtëpinë?”: Ibrahimovic e batuta epike për rinovimin e Leaos

-Instant, Sport
Ibrahimovic



Zlatan Ibrahimovic i dërgon një mesazh Rafael Leaos në fund të ndeshjes Milan-Atalanta, në lidhje me rinovimin e portugezit. Pas një mungese të gjatë, Zlatan është rikthyer në fushë në minutën e 74′ të ndeshjes në San Siro. Falë hyrjes së tij, suedezi është bërë lojtari më i vjetër që shkel barin e një fushe të Serie A.

Ibrahimovic ka munguar në fushë që nga ndeshja kundër Sassuolos vitin e kaluar që vulosi fitoren e titullit. Brohoritja e San Siros kur sulmuesi hyri në lojë e bën të qartë se sa shumë interesohen tifozët edhe vetëm për praninë e suedezit. Zlatan është simboli i vërtetë i Djallit kampion Italie dhe në përgjithësi i Milanit të Piolit. Në fund të ndeshjes, sulmuesi u ndal te mikrofonat e DAZN. Ai komentoi aspekte të ndryshme të rikthimit të tij në fushë, mbi të gjitha ndjesitë e tij: “Ndihem mirë, kishte një vit e dy muaj që nuk ndihesha kështu. Sonte u ndjeva i lirë të luaja futboll. Dhe janë ata, tifozët, që i bëra të kërcenin në San Siro, që më japin forcën për të vazhduar”.

Lexo më tej:Video/ Pas 280 ditësh rikthehet Ibrahimovic: Milan likuidon Atalantën e merr vendin e dytë

PREMTIMI PËR RINOVIMIN E LEAO

Ibra foli më pas për rinovimin e Leaos, i bllokuar prej disa kohësh për shkak të kërkesave të stafit të portugezit: “E ula rrogën për të. Po luaj falas. Do edhe shtëpinë?”. Portugezi foli edhe në fund të ndeshjes për çështjen e rinovimit: “Ndihem mirë këtu në Milano, po flas me njerëzit që duhet të flasin. Unë nuk mund të flas tani. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”. Ndikimi i Ibrahimovic mund ta shtyjë Milanin drejt një fundi me rritje të sezonit, duke konsoliduar një vend në katër të parët. Sigurisht bashkë me përpjekjen për të ecur sa më shumë përpara në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *