• |
ide | kryesore

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, dërgohet në spital 45-vjeçarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.4 të Pogradecit. Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur këmbësoren 45-vjeçare M.M. Ajo është dërguar në spital. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 48 vjeçarin N.A për të kryer veprimet e tjera proceduriale.

“Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *