• |
ide | kryesore

Makina përplas për νdekje këmbësorin në Cërrik

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në orët e vona të mbrëmjes në Cërrik. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. 41-vjeçari me iniciale O.H., duke drejtuar automjetin tip “BMW” ka goditur 33-vjeçarin me iniciale N.B. që po kalonte në rrugë.

Këmbësori ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital, për shkak të plagëve të rënda. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e aksidentit, ndërsa në vendngjarje pritet të kryhet ekspertiza nga grupi hetimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *