• |
ide | kryesore

Shakira sërish sulme ndaj Pique, flet për ndarjen në televizionin meksikan

Paparazzi, Slider
shakira



Që kur Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre qershorin e kaluar, një sërë thashethemesh janë shfaqur në lidhje me situatën reale të marrëdhënies së tyre 12-vjeçare.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Shakira i ka dërguar disa mesazhe indirekte ish-partnerit të saj përmes muzikës: së pari publikoi “Te felicito” dhe “Monotonía”. Më pas, ajo erdhi  me “BZRP Music Session #53”, ndërsa tani ka prezantuar “TQG” në duet me Karol G. Nga ana tjetër, Gerard Pique ka preferuar të heshtë për çdo aludim të drejtpërdrejtë  dhe gradualisht e ka bërë publike romancën e tij me  Clara Chía Martí, dhe të dy kanë qenë viktima të përbuzjes sociale, si përgjegjës për shkaktimin e dëmit në këngëtare.

Por, artistja ka vendosur të mos heqë dorë nga ‘sulmet’ ndaj tij duke realizuar një intervistë me ‘Canal de las Estrellas’. “Kam kënaqësinë të ndaj me ju se nesër në lajmet e Canal de las Estrellas, ne kemi një pamje paraprake të bisedës sonë ekskluzive me Shakirën”, njoftoi gazetari meksikan Enrique Acevedo në llogarinë e tij në Instagram. “Shkuam në Barcelonë për të folur për muzikën, momentin që po kalon në karrierën e saj dhe më shumë detaje për procesin e ndarjes me Gerard Pique”.

Para kësaj interviste, Shakira është shfaqur vetëm në një ekskluzivitet me revistën e njohur Elle, ku ka pozuar dhe ka bërë disa deklarata.”Gjithçka është kaq  e re. Mund të them vetëm se vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time. Në vitin 2014, e dija që karriera ime duhej të osjte në plan të dytë. E dija se duhej të hidhja rrënjë në Barcelonë. Të isha aty për fëmijët e mi dhe për Gerard. Dua të them, njëri prej nesh duhej të bënte një sakrificë, apo jo?” tha ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *