• |
ide | kryesore

Shqipëria dhe Mali i Zi mbajnë sot mbledhjen e përbashkët

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Gjatë takimit, që do të mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.



7 Comments

  1. krahasim me të ndjerin Kristaq Rama, Doktori mbetet një katundar dinak, shtirak, i babëzitur, mizor, me mendje të trazuar e me gjuhë të përgjakur. Kristaqi, e fisnikëroi vendin, nga Tropoja në Sarandë, me kryevepra që përjetësojnë në bronx, mermer e gur ngjarje e figura udhërrëfyese të historisë sonë kombëtare. Saliu e mbushi vendin me kufoma, mbolli urrejtjen e shqiptarit kundër shqiptarit dhe në marrëzinë e tij ndezi dhe vazhdon të ndezë flakët e luftës civile.

  2. Lideri global qe ne Mynih nuk e takoi njeri, pervec korridoreve dhe ne nje tryeze me Majlinda Bregun?!!!

    Nese doni ta mbroni vertet e jo per te ruajtur rrogen qe merrni, me mire heshtni, se populli thote qe “fjala eshte argjend dhe heshtja eshte flori”…

  3. Shpenzime nga taksat e populli te varfer per disa foto me ngjyra dhe nje video per ti shitur PIKE! TANI KA ZOOM QE MUND TE BEHEN KETO MBLEDHJE PA HARXHUAR MILIONA NGA XHEPAT E CPUAR TE SHQIPETAREVE!!KRYEMINISTRI SHQIPTAR JETON NE NJE BOTE TJETER DHE SHPENZON PA I BERE SYRI TEERR!!

  4. Sa do kishte qeshur Titua me kete dyshe “politikanesh” qe te kujtojne fabulen e bretkoces, e cila u fry e u fry, sepse deshi te behet sa kau, por… plasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *