Nuk pati marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një takim që zgjati për më shumë se 2 orë në Bruksel. Ndërmjetës të takimit ishin Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Borell dhe Lajçak zhvilluan fillimisht takime të ndara me palët dhe më pas të gjithë u ulën në të njëjtën tryezë.
Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, Borell tha se të dyja palët duket se kanë dhënë dakordësinë për të ashtuquajturin plani franko – gjerman dhe se për këtë nuk kishte nevojë për diskutime të tjera. Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e propozimit të BE-së, i titulluar tashmë si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiçit në 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
LEXO EDHE: Ndezja e një fitili tjetër ballkanik në Kosovë
Propozimi i BE-së përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Por respektimi i të gjitha marrëveshjeve ka si pikë të parë për Beogradin, krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e pranoi qartë presidenti serb pas takimit.
“Unë pres ta shoh planin e zbatimit, para së gjithash planin e zbatimit të obligimeve të mëparshme. Mendoj se është e rëndësishme që deklarata e BE-së të përfshijë domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë, natyrisht, insistova në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se zoti Kurti nuk ka qenë i gatshëm ta pranojë tani. Do të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen”, – tha Vuçiç.
Në krahun tjetër kryeministri i Kosovës tha se palët u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian, por nuk bëri komente për kërkesën e Beogradit për “Asociacionin” me argumentin se “ ajo ishte pika e fundit e marrëveshjes. Për këtë kam folur edhe më herët”.
LEXO EDHE: Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit
“Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen. Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshëm për të nënshkruar. Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, shtoi ai.
I pyetur se pse nuk u nënshkrua ndonjë marrëveshje, Kurti tha se ishte Serbia që “nuk ishte e gatshme për të nënshkruar”.
“Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, – tha ai.
Përpara takimit të përbashkët Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Plani franko-gjerman” ka marrë më herët edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
LEXO EDHE: Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti?
Drafti parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Propozimi nuk përfshin njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. ©LAPSI.al
Albin zagari apo Albin Tradhtari?
Gfare thote Pablo Escobar po Mac Gonigal, po te deshi mileti USA te rruan Spartak Ngjelen, BE te han Frrok Cupin, as mos e rruaj KURTI, ke mbeshtetjen e gjithe shqiptarise, KAQ!
Besoj se ka nje arritje te madhe te qeverise Kurti ne kete takim te radhes dhe pikerisht ne draftin qe parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Kjo eshte de jure njohje nga Serbia te Republikes se Kosoves. Sa per asesacionin une besoj se do menaxhohet me kujdes nga shtetaret e Kosoves dhe nuk ka per te sjedhe ndonje problem per ardhmerine e shtetit. Per analogji po ju sjedh ne kujtese qe Shqiperia ka pasur nje marveshje me Vorioepirotet qe quhej Marveshja e Kurfuzit e vitit 1914 e cila ne ate kohe trajtohej si tradheti e madhe sot ajo marveshje eshte e haruar e se kujton kush.
Ajo qe ne Ukraine zhvillohet si perplasje me arme, ShBA-Rusi, prej dekadash tashme ne Ballkan zhvillohet ne tryezen e bisedimeve, ku roli i moderatorit i eshte lene BE.
Ne BE, natyrisht qe Serbise nuk i ka munguar mbeshtetja nga vendet e fuqishme te tij, por me Kryeministrin Kurti, pas shume vitesh pavaresi, Kosova po tregon se si mund te luftosh ne keto tryeza per te drejtat e vendit tend, kur ata qe ke perballe synojne te te vendosin me shpatulla pas murit…
BEU,ti zotri je pjelle e hajnav dhe trathtarve ,Albini as ni marveshje SE ka shkruj,opozita qe ti I takon ,zajednicen e ka votu ne parlament,pastaj gjykata kushtetuse tha keni 24 shkelje te kushtetutes SE Kosoves…!E pra kjo logjika e opozites e votojn ,dhe pastaj nuk na qenkan mire SE kushtetuta nuk lejon,,Ju te opozites Kosovare o Jeni trathtar.? o Jeni te pa dishem qe mos ta dini SE qka perban kushtetuta…!!! Ni here votohet pastaj … Kushtetuta nuk Po na lejon ,Isa mutafa ni autobus me jurista ka pase prezent ,at nu e ditkan.Prandaj ti BEU ,ate epitet jopja njerzve qe ti ju takon.
rasti kur SHBA duhet të mësojë dhe nga historia e Berishës. Sa herë ai ishte në hall dhe Prokuroria niste çështje kundër tij, siç qe 21 janari, ai ngrinte një komision hetimor kundër Prokurorisë për grusht shteti. Tani të nëjtën gjë do ta bëjë në Tiranë kundër Prokurorisë së SHBA.