• |
ide | kryesore

The Best FIFA/ Botërori i Katarit dominoi çmimet: goli më i bukur është ai i sulmuesit pa një këmbë

-Instant, F1, Sport
The Best



Garën për pankinën më të mirë në mbrëmjen gala të The Best FIFA awards e fitoi kampioni i botës Lionel Scaloni. Ka patur shumë rëndësi sigurisht triumfi në Katar me Argjentinën për teknikun. Scaloni ka mundur kështu ekspertët e njëmijë betejave Pepe Guardiola me Manchester City dhe Carlo Ancelotti i Real Madrid.
Fabio Capello i ka dorëzuar Scaloni çmimin “The Best FIFA – Best Men’s Coach”. “Është një çmim që vjen falë lojtarëve dhe është i madh – tha ai -. I falenderoj të 26-të që na lejuan të fitojmë Kupën e Botës. Faleminderit federatës argjentinase që më dha mundësinë për të fituar një Kupë Bote. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh njerëzit e vendit tënd të lumtur. Djemtë luajtën dhe fituan për ta,” vazhdoi ai. Këtë çmim ia dedikoj familjes sime”, përfundoi ai.

Sarina Wiegman “The Best FIFA – trajnerja më e mirë për femra”

Çmimi ‘The Best FIFA’ trajnerja më e mirë për femra shkon për trajneren e Anglisë, Sarina Wiegman. “Unë e dua futbollin dhe me kalimin e viteve kam parë futbollin e femrave të rritet në një mënyrë të jashtëzakonshme – tha ajo -. Është e mrekullueshme të jesh këtu për të festuar futbollin e femrave në botë. Në plate ka idhuj që kanë frymëzuar djem dhe vajza – shtoi ajo -. Por rritja e shpejtë fsheh edhe rreziqe. Duhet të ndërmerren hapat e duhur duke ruajtur ndjenjën e përgjegjësisë duke luftuar me korrektësi dhe drejtësi brenda dhe jashtë fushës”. “Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë njerëzit që nuk janë këtu. Por kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në futbollin e femrave. Shpresojmë që së shpejti të kemi struktura të nivelit të lartë. Gjithashtu dua të falënderoj familjen time që më shohin më shumë në TV sesa në në shtëpi”.

Çmimi Puskás për Marcin Oleksy

Alessandro Del Piero i dorëzoi çmimin “The Best FIFA – Puskás, goli më i mirë i vitit” Marcin Oleksy. Sulmuesi pa një këmbë ishte autori i një goli të jashtëzakonshëm në akrobaci në ndeshjen Warta Poznan-Stal Rzeszow.

Emiliano Martinez “Portieri më i mirë mashkull”

Pritjet e penalltive, sidomos në finale, i dhanë trofeun portierit të Argjentinës Emiliano Martinez. Çmimi “The Best FIFA – Portieri më i mirë mashkull” iu dorëzua argjentinasit nga Julio Cesar. “Të gjithë e dinë historinë time dhe arritjen e madhe që bëra duke fituar Kupën e Botës në moshën 30-vjeçare – tha kampioni i botës me Argjentinën -. Të jesh argjentinas dhe të ngresh Kupën e Botës ishte e pabesueshme. Falë familjes sime, Aston Villas dhe Argjentinës, kam arritur ëndrrën e jetës sime. Kur njerëzit më pyesin se cilët janë idhujt e mi, gjithmonë mendoj për babain dhe nënën time. Ata janë idhujt e mi”, shtoi ai.

Mary Earps “Portierja më e mirë femër”

Didier Drogba i dorëzoi anglezes Mary Earps çmimin “The Best FIFA- Portierja më e mirë femër’. “Faleminderit atyre që më votuan. Jam e nderuar – tha ajo -. Duhet të falenderoj ata që besuan te unë. Faleminderit shoqeve të skuadrës dhe trajnerëve te United dhe Anglia. Faleminderit Serenës që njohu ëndërrat e mia dhe më dha mundësinë e realizimit të tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *