• |
ide | kryesore

Aksidentet/ Si po i shmanget Veliaj përgjegjësisë për kontrollin e linjave urbane

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
autobus



“Aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet” kështu e quante Erjon Veliaj rrëshqitjen e autobusit në Lanë në 29 Prill të vitit që shkoi. Në fakt, për qytetarët që ishin brenda mjetit ai ishte një aksident i frikshëm që u vuri jetën në fije të perit dhe që nuk duhej të përsëritej për asnjë shkak.

Prandaj çmenduria e autobusit të së njëjtës linjë këtë të hënë ishte dyfish dramatike. Sepse herën e parë që ndodhi, autoritetet nuk shfaqën asnjë sens përgjegjësie.

autobus
Pas aksidentit të ndodhur sot (27 Shkurt 2023) në Tiranë

Filmimet e kamerave të sigurisë dëshmuan për një skenë surreale. Mjeti shtyn me shpejtësi mes makinave që ishin ndalur në semafor.

Merr para 5 apo 6 prej tyre dhe kur një fuoristradë bllokohet me pemën, autobusi i mbushur me udhëtarë kërcen si i çmendur nga presioni i shtytjes, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.

Video më poshtë:

Bilanci: 9 të plagosur dhe 6 makina të dëmtuara.

Pamje nga aksidenti i 29 Prillit në unazë, pranë Lanës

Një vit më parë, në 29 Prill, skena e autobusit që shkel një Mercedes dhe rrëzohet në Lanë ishte po kaq e frikshme, por atëherë ajo u përcoll me një lloj entuziasmi artistik nga kryebashkiaku i Tiranës.

Ende nuk dihet arsyeja, se përse atëherë Erjon Veliaj shfaqi një zell artistik vitin e kaluar duke e paraqitur ngjarjen e rëndë herë si “aksident të pafat”, e herë si vepër arti që duhej të qëndronte mbi Lanë.

Pa pritur rezultatet e hetimit mbi shkaqet e aksidentit dhe pa shfaqur asnjë shqetësim për rrezikimin e jetëve të qytetarëve, Veliaj propozoi përmes një sondazhi që autobusi të qëndronte mbi Lanë, si instalacion. Foto më poshtë:

Shkaqet e aksidentit që ndodhi këtë të hënë në unazë nuk janë përcaktuar ende. Një version i mundshëm është që drejtuesi i mjetit të ketë humbur kontrollin, një tjetër është defekti teknik i mjetit.

Sërish, propozimi i Veliajt për ta parë një aksident të rrezikshëm si një vepër arti, ishte një thagmë për nga papërgjegjshmëria që shfaqi kryebashkiaku i Tiranës.

Pas atij propozimi kuptohet se administratës së Bashkisë as nuk i shkoi ndër mend të shtonte kontrollin ndaj kompanisë që kishte linjën e autobusëve elektrikë në unazën e Tiranës.

Madje as sot, që aksidenti është përsëritur në të njëjtën linjë, Veliaj nuk ka shfaqur asnjë reflektim, duke u mjaftuar me një njoftim të thatë.

“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës./Lapsi.al



26 Comments

  1. Gjeni nje qytet tjeter ne gjithe boten, ku autobuzet urbane te jene me gjatesi 25 meter si ne Tiranen e lali Erit. Ata autobuze jane rrezik potencial ne cdo moment ne trafikun mjaft te ngaterruar te Tiranes. Po keshtu eshte kur nje katundar (jo fshatar se fshatari eshte ai qe lind ne fshat, nderkohe qe katundari eshte gjendje psikologjike), merr drejtimin e kryeqytetit dhe katundaret e tjere (qe fatkeqesisht jane te shumte ne numer ne kete vend, e votojne ai kryekatundar qenjen me te ulet ne kete vend.

    1. Janë autobuzat hibride që janë difektoze dhe ky Hiena e Bashkisë Kopili i Ahmadinexhadit I bleu me kredi me çmime të kripura por të përdorura. U pa shumë qartë që autobusi nuk kishte shpejtësi por s’mund të ndalonte.njesoj si ai autobuzi që ngeli në Lanë para disa muajsh. I njëjti model autobusi.O DELE,O VEMJE! kur do i thërrisni 1 herë mendjes që mos ti votoni këto qelbësira! Mund të ishit ju aty me gjithë familjen në mes të ditës në mes të Tiranës! Votoni vrasësit tuaj o Mjeranë!

      1. Argument i sakte!
        Autobuzat jane me defekt dhe eshte rast i perseritur.
        Nuk behet pazar me sigurine ne udhetim te njerezve

    2. Hera e pare qe jam dakort me Jorgon. Por mesa kuptoj nga menyra e shkrimit ky nuk eshte Palikari i vertete, se ai duhet te ishte duke u q… me Arber Maznikun ne ato momente

  2. Sa keq qe nuk ishte ndonjë zyrtar ose minister ne ndonje nga makinat e goditura…
    Kishte vetëm një rruge per transparencën dhe besimin e publikut..autobusat të kontrolloheshin nga nje grup i pavarur kolaudimi.. Sigurisht nuk do ndodhe kurre sepse cdo gje eshte mjet per te arritur qëllimin epropagandës.

  3. Po c’lidhje ka Veliaj me nje aksident ordiner?!

    Prandaj e dhate nja 10 here lajmin sot?!

    😂😂😂

    O media kazan! Ngelet duke sajuar stuhi ne shishe!

    Pu pu pu sa te mbaruar!

    😂😂😂

    PS: ore nga Bar Fideli keni dale te gjithe, por Rama eshte atje lart dhe ju jeni ketu posht! Eshte superior! Ju jeni inferiore. Meskine!

    1. O jorgo bythqiri pse nuk ka autobuzi korsi te percaktuar, shoferet jane nen stres,policia rrugore fshatare bythqira, kryeqyteti metropol i mutit!? Po ambulancat si ne palestine, o bir kurve pjelle bastarde bunkerash.

    2. Behet fjale per jete njerezish,nuk behet fjale as per idhujt e tu as per politike.

      Nese do kishe prinderit e tu brenda ne ate autobuz,do flisje keshtu?

    3. Ja ku u shfaq i verteti. Ky qe ben sikur nuk e kupton qe per trafikun, rruget, parkimet, trotuaret, parqet dhe gjithcka tjeter qe eshte shkaterruar keto 10 vitet e fundit (jo se ishte mire, por eshte bere shume me keq) pergjegjesine e ka ai qe administron qytetin. Pra mashtruesi i bashkise me 40 hajdutet qe mban mbrapa vetes qe nga koha e Mjaftit

  4. Trasporti urbuna ne Tirane eshte tmerr. Mungese rrugesh per kete transport, autobuz te pa pershtshem per rruget e ngushte e tejet te mbushura nga makinat, mungesa totale nga bashkia per te menaxhuar cilesine dhe specifiken e autobuzave per rruget e Tiranes. Nje deshtim i kryebashkiakut e stafit te tij.

  5. @ miu te kiu
    @ astrit!
    Ju që kerkoni korsi të detdikuara pë autobuzat, a e kuptoni ça pasojash ka për qytetin???
    E para , shumica e bizneseve që operojnë ne qytet,do shkojne drejt falimentimit( shikoni rr e Durrësit)! E dyta , do krijohej një situatë shume e veshtire ne parkimin e makinave, se nuk do kish më vende parkimi përveçse nëpër rrugicat e lagjeve!
    Problemi i autobuzëve nuk janë korsitë e dedikuara( se Tirana nuk ka rrugë të gjata) por për mendimin tim problemet kryesore janë :
    Gjendja teknike e mjeteve( i njëjti model kryen 2 aksidente të ” çuditshme” për gati 1 vit)
    Shoferët që drejtojne keto mjete( ana shëndetësore dhe mosha e tyre)
    Llojet e urbanëve që perdoren në qytet ( duhen autobuzë të vegjël e jo autobuzë nga 25 m
    Si dhe stacionet ku ata ndalojnë( duhet të jenë të lirë nga makinat që parkojnë ne vendqendrimet e tyre!
    Korsitë e dedikuara nuk janë zgjidhje, ose është një mënyrë per ti bërë favor pronarëve të urbanëve në kurriz të përdoruesve të tjerë të rrugës e në dëm të bizneseve të qytetit!

    1. Atehere ambulancave ti vejne helika.
      Nga sirena po vdes pacienti, shoferi eshte çmen.
      A jemi kryeqytet apo mutqytet!
      Korsi te percaktuara, ose sanduic tu gerthit si gic. Harrova qe rruges i ka dale pronari Alabari. Po kucovari qihet ne bythe? Me shpejt arrin ne durres se te polikumi.

      1. Ju ziheni kot se keshtu si e ka katandisur qytetin ky nuk zgjidhet dot. Problemi jane hapesirat qe ky i ka zene vecanerisht ne qender te Tiranes. nese nuk ke hapesire, nuk ke ku ben as korsi te dedikuar, as parkim, as rruge per makinat, as rruge bicikletash, as trotuar, as parqe, as…. te gjitha keto te nevojshme per nje jete normale ne qytet. Nderkohe dendesia e ndertimeve ne qender te Tiranes (por edhe me larg saj) eshte me e madhe se ne Romen e ndertuar para 2000 vitesh. Prandaj dje, ndersa populli benin te gjithe ekspertin e aksidenteve dhe trafikut, si pa dashje ustallaret qe gjejne nje mundesi vjedhjeje ne cdo ngjarje qe ben buje, hodhen ne treg idene e rivleresimit te ndertimeve mbi 50 vjecare (meqe morem shembull Romen, atje ka ndertime mbi 2000 vjecare qe funksionojne ende per se mbari). Me kete ligjin do jua marri shtepite popullit per 5 leke e do jua prishi. qe ne qender te mbeten vetem keta boset e gradacelave. Pas kesaj rilindasit do jetojne brez pas brezi me qerate e apartamenteve qe kane ne qender (nga 20-30% qe kane marre dhe vjedhjet qe kane bere). Po ketij populli dele mire ia bejne, se vete i votojne

  6. Keto autobuze jane defektoze.

    Te mblidhet komisioni i kolaudimit dhe ta shqyrtoje.

    Nese vertete eshte bere pazar me autobuza defektoze pa kaluar proven e kolaudimit te gjenden ata qe e kane mare si tender.

    Ne si qytetare kur shkojme per kolaudim na kontrollohen dhe kepucet.

  7. “‘Pylli’ po boshatisej, po pemet vazhdonin te votonin per ‘sepaten’, sepse sepata i kish bindur, qe edhe ajo ishte e bere prej druri; se edhe sepata ishte njera prej tyre…”

    -Proverb turk

  8. rasti kur SHBA duhet të mësojë dhe nga historia e Berishës. Sa herë ai ishte në hall dhe Prokuroria niste çështje kundër tij, siç qe 21 janari, ai ngrinte një komision hetimor kundër Prokurorisë për grusht shteti. Tani të nëjtën gjë do ta bëjë në Tiranë kundër Prokurorisë së SHBA.

  9. Sot, pas më shumë se 32 vjet nga revolucioni demokratik i vitit 1990, unë gjendem sërish në krye të luftës për liri e demokraci, në luftë kundër sistemit aktual monist, duke u sakrifikue për pluralizëm, liri të fjalës e të shtypit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, siç jua pata premtue në dhjetor 1990 dhe realizue më vonë, sido mos në maj 1996, në 2009 apo 2011. Ne vërtetë jemi sot shumë më pak se në dhjetor 1990, por ne përbëjmë pjesën më idealiste të shoqërisë shqiptare.Salih Berisha

  10. Keta Patronazhistet e Foltores qe kerkojne Korsi te dedikuara per autobuzet, harrojne qe profilet rrugore jane ngushtuar si pasoje e shtesave e ndertimeve pa leje te bekuara e te legalizuara nga qeverite Berishiste.

    Por ka nje lajm te mire: ndertimet pa leje nuk kane per te ndodhur me pasi Foltorja s’do ta shohi ndonjehere driten e pushtetit. 😉

  11. Gëzimi me të cilin Berisha e përshkruan takimin, është i jashtëzakonshëm dhe reflekton izolimin e tij nga bota anglisht folëse prej dy vitesh.

    Aq i gëzuar është sa për një moment e ka tejkaluar dhe faktin që ai që ja çoi në zyrë është kushëriri i Dorian Duçkës. Nevoja për të dal në fotografi me një të huaj pas shpalljes “nomn grata” e ka bërë ti injoroj rreziqet që mund të vijnë nga fisi i Duçkës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *