• |
ide | kryesore

46-vjeçares i presin këmbë e duar nga tumori, por diagnoza del e gabuar

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
46



Mediat italiane i kanë bërë jehonë historisë së një 46-vjeçareje nga Terni që pësoi amputimin e duarve dhe këmbëve pas disa operacioneve që supozohej se do t’i hiqnin një tumor. Por tashmë është zbuluar se ajo nuk kishte asnjë tumor dhe se gjithçka kishte ndodhur për shkak të një gabimi të mjekëve.

Anna Leonori duhet të përballjet tashmë me një jetë të re, por ajo kërkon dëmshpërblim për pasojat. Për këtë ajo ka nisur një “odise” gjyqesh kundër 3 institucioneve ndaj të cilave kërkon një dëmshpërblim që do t’i garantonte një jetë dinjitoze dhe përballimin e protezave.

“U ktheva në jetë falë donacioneve. Protezat janë shumë të shtrenjta dhe kam mundur t’i blej falë mbledhjes së fondeve nga shoqata dhe individë vullnetarë. Ato më kanë ndryshuar jetën” – tha ajo për gazetën “Il Messaggiero”.

“Unë e di mirë që nuk do të kem më kurrë autonomi, por më kanë kthyer një minimum dinjiteti në jetën e përditshme. Përditshmëria përbëhet nga shumë gjëra. Disa nuk do t’i bëj më kurrë vetëm, por të tjera po falë protezave”, – thotë ajo.

Kalvari i 46-vjeçares filloi në vitin 2014 kur ajo u diagnostikua me një tumor malinj që kërkonte një ndërhyrje shumë invazive. Gruaja iu nënshtrua një operacioni në Romë, ku i hoqën mitrën, vezoret, 40 nyjet limfatike dhe fshikëzën, e cila iu zëvendësua.

Pas operacionit, erdhi e vërteta e hidhur. Ekzaminimi histologjik nuk gjeti asnjë tumor. Por operacionet që iu nënshtrua ia bënë jetën ferr. Për 4 vite iu desh të hynte e dilte nga spitalet për infeksione, ethe, dhimbje.

Më 7 tetor 2017, gruaja u shtrua në spital për peritonit akut të gjeneralizuar të shkaktuar nga fshikëza. Ajo qëndroi në koma për 1 muaj e gjysmë. Më pas ajo u transferua në Cesena ku iu prenë këmbët dhe krahët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *