• |
ide | kryesore

Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: “E pranuan, por nuk e nënshkruan”, tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrimet e Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit për të firmosur atë që u njoh prej verës së shkuar si plani franko- gjerman. Mjafton dhe ky dështim, i shitur si arritje, për të kuptuar absurdin e komenteve dhe shpjegimeve që shpërthyen në botën shqiptare, ku palët u barrikaduan sërish në qëndrimet e së shkuarës: pro dhe anti Kurti. 

Për disa Albini tradhëtoi, ai e pranoi Zajednicën, konceptin pezhorativ që dikur si opozitar përdorte për të sulmuar krijimin e asocacionit të komunave serbe. Për idhtarët e tij, kryeministri i tyre i tha JO krijimit të një republike të dytë serbska në Kosovë, madje pati meritën ta bëjë këtë pa e shpënë vendin në konflikt me ndërkombëtarët.

Lexo më tej:

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

Në fakt, përtej kësaj logjike partizane e vërteta e asaj që ndodhi këtë fundjavë në Bruksel ishte tepër me e koklavitur. Mospranimi për të hedhur firmën mbi dokumentin e servirur si “merre ose lëre”, nuk mund të spjegohet vetëm me argumentin foshnjarak se aty nuk gjendej kryeministrja serbe Bernabiç, që duhet ta kryente formalisht këtë akt. Duket se mes palëve ka ende kontradikta të pa sheshuara. Dhe kjo është shumë më e lehtë të thuhet tani kur dokumenti i BE u bë publik edhe në Lapsi.al, në formën e tij zyrtare. Po të lexohet me vëmendje, aty vihet re se Serbia detyrohet të pranojë gjëra të pa imagjinueshme më parë për një vend që ende e ka Kosovën në kushtetutë si pjesë përbërëse të vetën. Cilido që gjendet në pushtet në Beograd, e jo më një autokrat nacionalist si Vuçiçi, do e kishte tejet të vështirë ti servirte njerëzve të tij koncepte si sovraniteti teritorial dhe respektimi i integritetit të Kosovës, njohjen e dokumentave të saj, heqjen dorë nga përfaqësimi në marëdhëniet ndërkombëtare, etj. Firmosja mbi një draft, ku palët nuk emërtohen më, si deri tani, Prishtina dhe Beogradi, por me emrat e tyre shtetërorë, Kosovë dhe Sebi, nuk ishte gjëja më e lehtë për presidentin serb. Ndaj Vuçiç që kur filloi të marrë formë projekti franko gjerman, zgjodhi të bëjë një lojë të dyfishtë.

Për të mos i thënë jo të prerë perendimorëve, me të cilët edhe ashtu i kishte mardhëniet të tensionuara për shkak të rrefuzimit që ti vendoste sanksione rusisë, ai zgjodhi rrugën e miratimit me pengesa. Alibia e Beogradit u bë refreni: “si mund të nënshkruajmë marrëveshje të re, kur Kosova nuk zbaton ato të firmosura prej një dekade, për themelimin e shoqatës së komunave serbe”. Kështu edhe me një lloj suksesi ndërkombëtar, kryesisht pranë amerikanëve, Vuçiç arriti ta shndërrojë asocacionin në kryefjalë të debatit diplomatik, ndonëse mes palëve ekzistonin edhe së paku dy dyzina marëveshjesh të pa respektuara. Tek një pjesë e negociatorëve sidomos SHBA, nocioni: në fillim asocacionin pastaj të tjerat, u bë mbizotërues. Kjo e detyroi kryeministrin Kurti që të shpallte planin me 6 pika që parasheh zbatimin e kësaj ideje vetëm pasi vendi i tij të marrë njohjen e plotë nga Serbia.

Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit

Po ti vendosësh edhe deklaratat e liderëvë, të hënën, në këtë kronologji ngjarjesh, e ke më të lehtë të kuptosh se kjo ka qenë edhe pika se përse palët nuk nënshkruan në 27 shkurt. Albin Kurti deklaroi se ai ishte i gatshëm ta bënte por se ata që pati përballë nuk pranuan. Nga ana e tij Vuçiç nuk nguroi të fliste për asocacionin duke theksuar se kryeministri i Kosovës nuk qe i gatshëm ta pranonte atë në këto momente. Pra hija e asocacionit e arriti ta pengojë finalizimin e marrëveshjes.

Në taktikën që zgjodhi Aleksandar Vuçiçit i duhet njohur një lloj suksesi dhe aftësie për të bindur ndërkombëtarët. 

Duke nënvizuar këtë, relativizohet së tepërmi propoganda që po mundohet të bëjë qeveria në Prishtinë, sikur ajo u rendit në krahun e perendimorëve, duke qenë e gatshme të nënshkruajë, gjë që Beogradi nuk arriti t’a bënte. 

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti?

Natyrisht, Albin Kurti e refuzoi gjatë gjithë kohës me forcë presionin që të themelonte asocacionin para marrëveshjes. Ai pati burrërinë ti rezistojë ndërkombëtarëve dhe koherencën për ti ndenjur besnik votave që ka marrë. Në këtë kuptim kritikat për tradhëtarin që ka kapitulluar janë thjeshtë një retorikë idioteske. Por, ama ndeshja nuk ka përfunduar. Etapa e 27 shkurtit ishte tepër e zbehtë për të përcaktuar fituesit dhe humbësit e një loje ku “pakti nuk u nënshkrua, ndonëse u pranua”. Me sa duket trysnia ndërkombëtare për kushtin e panegociueshëm të Vuçiçit, themelimin e shoqatës së dhjetë komunave me shumicë serbe, do të vijojë të jetë në epiqendër të finalizimit të marrëveshjes. Ajo do të vazhdojë ta mbajë Albin Kurtin mes dramës së dy llogoreve, atyre që e akuzojnë se ka qëllim vetëm të zgjasë pushtetin dhe atyre që i besojnë se po këmbëngul të mbrojë shtetin.

©Lapsi.al

 



32 Comments

  1. rasti kur SHBA duhet të mësojë dhe nga historia e Berishës. Sa herë ai ishte në hall dhe Prokuroria niste çështje kundër tij, siç qe 21 janari, ai ngrinte një komision hetimor kundër Prokurorisë për grusht shteti. Tani të nëjtën gjë do ta bëjë në Tiranë kundër Prokurorisë së SHBA.

    1. Kjo punë është me të futur, kështu që pse edhe Berisha mos t’ja u fusi nga pak, ë ?!! ….

      #Poshtë-asosacioni-serb

    2. Veriu i Kosovës është përfundimisht i humbur o Bushat.
      Kur Thaçi dhe Rama kërkonin ndërrim të Veriut me Luginën e Preshevës, ju ju vërsulët duke i quajtur tradhëtarë.
      Tani Veriu është i Serbisë dhe për Luginën as që mund të pretendohet më bashkimi me Kosovë.
      Pas 30 vjetësh aty nuk do të ketë më shqiptarë. Ata po largohen duke ikur në Europë ose Kosovë. Para 7-8 vjetësh shqiptarët aty merrnin tre deputetë. Vjet mezi e morën një, pas rinumërimit të votave.
      Para 20-30 vjeteve, kryetarët e komunave në Medvegjë dhe Bujanoc, i fitonin shqiptarët, tani serbët. Shqiptarët me zor fituan Preshevën . Me politikën serbe të shpopullimit së shpejti edhe ajo humbet.
      Pra humbën shqiptarët dhe tradhërarë je ti o Bushat dhe SRB e Like Floriri që u vërsulët si hiena kur në tavolinë ishte plani i ndërrimit të territoreve.
      Tani serbët i fituan të dyja, edhe Veriun edhe Luginën.

      1. Si qenka humb veriu?Pse placke personale e ndonje matrapazi politik qenka veriu (apo neser pasneser deti) qe u japka aq kollaj?,Veriu sjepet edhe sikur (ne rastin ekstrem)gjithe bota te na sulmoje(me arme) e jo me se dashka serbia apo ndonje shqipfoles(per arsyyetradhetie dhe personale-per te dal nga burgu )si Thaci (apo ndonje i aferm/i ngjashem meThacin).PO e vertete qe ,Zajednica do e mbaje gjalle enderren serbe qe nje dite ta pushtojne veriun,dhe prandaj nuk duhet dhene Zajednica sic duan serbet apo ndonje nderkombetar(por VETEM sic do ja japim ne.Dhe ne kete pike sduhet as te imagjinohet te bejme kompromis) ,por jo sic thua ti qe te japim veriun per te shmang Zajednicen.Po jep “informacione” jo te sakta.Presheva ka mbi 85%-90% shqiptare dhe kurre skane per te fitu serbet aty.Bujanovci kurre ska qene i fituar nga shqiptaret para 20-30 vitesh sic thua,sepse skane leju serbet me makinacionet e tyre,dhe se fundi vazhdon te fitohet(dhe do te fitohet) vetem nga shqiptaret. Medvexha , per fat te keq, eshte spastru ne menyre te tmerrshme, dhe ia kemi borxh te ndalojme dhe riparojme efektet e spastrimit etnik, e kurrsesi te heqim dore nga ai territor,por sdmth qe te shkembejme veriun-token shqiptare me te pasur ne Evrope,me po nje toke shqiptare,kur dikur do ti kemi te dyja e bile do rikthejme edhe me shume toke te grabitur (nga Sanxhaku e Toplica/ e deri ne Nish-Leskovc-Vranje). A e kupton ti qe thua se shkembimi ishte rast i humbur, qe po te ishte rast i humbur per ne,sdo na ofronin serbet fare se ska mundesi qe te jete kaq i mire edhe per ne edhe per serbet njekohesisht?A e kupton qe ate “rast”, po te duam e kemi ne xhep gjithmone,bile ne kushte shume me te favorshme negocimi? Nje zajednice ne forme OJQ po,por cdo gje me teper JO. Prandaj duhet mbeshtet Kurti,se po te ishte dikush tjeter ne kete kohe kaq delikate ku pervec presionit serbo-rus kemi dhe presionin e miqve ,imagjino cfare demi do na benin(imagjino psh Dulla koti si do firmoste as pa e lexu).Ashtu sic Kurti riparoi ne maksimum demin qe na bene tradhtaret, dhe ja preu krahet Zajdnices duke ia heq kompetencat egzekutive, ashtu do ia pres dhe kembet duke e shnderru vetem ne nje lloj OJQ. Lufta ska mbaru,Vecse eshte nxehur. As nuk imagjinohet qe Kurti ta jap Zajednicen sic duan serbet,ndonje MiroSllav apo burokrat nderkombetar i blere nga serbet.Kurre.Vecse tani lufta per Zajednicen duhet zhvendos ne SHBA.Vjosa dhe Kurti duhet harxhu energji per te zbeh propaganden e lobit serb ne Amerike dhe asnje minute per t’ia mbush mendjen opozitareve ne Kosove(atyre partive tradhetare qe ne zgjedhje populli duhet ti ndeshkoje/shkrije).Dhe me kryesorja, te forcohet me ritme edhe me te fuqishme ,ushria si garanuesja nr 1 e Kosoves.Idealja (ne fakt normalj)do ishte qe Kosova dhe Shqiperia te nenshkruajne nje traktat ushtarak si SHBA me Japonine(si aneks para bashkimit formal).Te shihnim pastaj si na merrnin me serioizhst jo vetem fqinjte por edhe nderkombetaret

        1. Arber Kosova ! Nuk e di prej ka je ti por në kjosh prej Kosovet e di fort mirë se në Veri qeveria nuk kontrollon asgja.
          Rrugët dhe shpijat janë mbush me flamuj serb.
          Policia e Kosovës nuk kontrollon. Në fakt policat janë serb.
          Serbt nuk pagujnë energjinë, as ujin. Nuk pagujnë asnji taksë. Dokumentat i kanë të Serbisë.
          Edhe kerrat i kanë të rregjistru në Serbi, me targa serbe.
          A e din ti se një msues i komunitetit serb, mer pagë edhe nga qeveria e Kosovës edhe nga Serbia?
          Kështu edhe shumë punonjës të tjerë.
          Në Veri Serbia ndërton rrugë, shkolla serbe, kopshte fmijësh, kisha, ambulanca, qendra kulturore etj.
          Tash çfarë autoriteti ushtron shteti në Mitrovicën e Veriut? Policia zguxo me shkel, veç me autoblinda.
          Duhet me e shiqju realitetin nsy , jo me u knaq me lugë të zbrazët.

          1. Nuk eshte bash ashtu si thu, se jo vetem qe policia guxon me shkel ne veri TANI(se ne kohen eThacit njehere qe e coi policine atje, na u vra nje polic), por jane ndertu 4 baza policore ne veri (imagjino kur te ndertohet baza e ushtrise ne nje te ardhme). Po asgjesohen bandat kriminale atje. Dhhe mos harro eshte realitet i perkohshem i krijuar artificialisht, pasi perzune vetem nga veriu i Mitrovices 12 000 shqiptare. Po sikur te krijohen kushtet qe keta 12 000 shqiptare (apo qofte dhe nje pjese e tyre) te rikthehen?Ndryshon perberja etnike.Plus qe kolonet serbe historikisht megjithe benifecionet qe u jepte serbia, shumica skane qendru gjate ne Kosove. Para luftes psh u munduan qe gjithe serbet e Kroacise dhe Bosnjes ti sjellin kolone ne Kosove, u dhane pervec puneve ne administrate,nga nje banese ne Prishtine, +nga nje vile ne fshatrat turistike perreth (Gracanice psh)apo Brezovice, dhe prape shumica iku.Imagjino tani kur ti dale gjumi e te kuptojne se veriu nuk do i kaloje serbise(sic keta kane shpresu), e t’i vije fundi mospageses se energjise(shume shpejte), pra gjithmone e me pak motiv do kene te rrine ne Kosove.Plus jane popullsi e plakur.Pra e dine edhe ata qe shume shpejte do jene pakice edhe ne veri prandaj donin nje Zajednice territoriale,e prandaj s’duhet tua japim.Pastaj si thu ti, te dorezohemi?Ata i rezistuan NATOs per 79 dite per nje territor te huaj e si te dorezohemi ne per territorin tone? Franca edhe pse i kishte larg ne Afrike kolonite e saj, i mbajti me nje kosto super te larte, e si ne te “lodhemi” dhe te dorezohemi per nje territor tonin ,qe ndodhet as 1 ore larg Prishtines, e jo ne Afriken e larget.Mos te flasim pastaj per pasurie nentokesore, ujore , turistike apo pozicionin ushtarak strategjik te majes Pancic (maja e Argjent) ne piken me veriore.

      2. Me fale ,po PSE ngaqe VUCICIT me RAMEN Dhe Thacin donin shkembi teritoresh nga kjo teori ka vajtur Thaci NE burge ..Po Thaci ishte ai QE miratoi asosacionin Serb NE veri ..A ishte Thaci prap QE BERI asosacionin me malin e zi e I DHA me dhjetra hektare tok SHQIPTARE malit te zi ..Thaci me haredin gomarin QE akoma sdi te flas shqip.. Mer VESH haredin per KRYEMINISTER …Thaci me kompani n QE ka mare NE hage Jan gomer SE aprovuan gjykaten speciale per te denuar vetveten aq te mencem Jane…

  2. Asosacioni do të miratohet PIKË. Tani duhet të bisedojmë se cfarë të mirash dhe çfarë të këqiash sjell ky asosacion dhe a do të ishte më mirë ky për Kosovën kjo apo dhënia e Veriut në këmbim të njohjes. Të tjerat janë 5 me hiç se e firmos sot apo muajin tjetër kjo ska më rëndësi. Më kujton atë barcoletën me burrin që i mburrej gruas pasi tjetri ja përdhunoi gruan në sy të vet dhe i kishte vizatuar një vijë në dysheme që të mos ta kalonte se ndryshe do ta vriste në vend; që unë e kalova 5 herë rrethin dhe ai smë pa…ndërkohë që gruaja po përdhunohej.

  3. Sot, pas më shumë se 32 vjet nga revolucioni demokratik i vitit 1990, unë gjendem sërish në krye të luftës për liri e demokraci, në luftë kundër sistemit aktual monist, duke u sakrifikue për pluralizëm, liri të fjalës e të shtypit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, siç jua pata premtue në dhjetor 1990 dhe realizue më vonë, sido mos në maj 1996, në 2009 apo 2011. Ne vërtetë jemi sot shumë më pak se në dhjetor 1990, por ne përbëjmë pjesën më idealiste të shoqërisë shqiptare.Salih Berisha.firmos albini fajin e ka rama,i modh je o kumunisti i vogel andi

  4. E bukura eshte se ata qe bertasin me shume kunder Albnit qe firmos pavaresine de facto te Kosoves duke pranuar asociacionin (me apo pa fuqi ekzekutive mbetet per tu pare) jane pikeriasht ata qe firmosen asociacionin ne 2013, duke ja lene barre te gjitheve qe vijne mbrapa. Albini apo kushdo tjeter do ta pranoje sepse eshte marreveshje nderkombetare e nenshkruar. Mbetet vetem te gjenden modalitete per mos ta kthyer ne nje republica serbska te dyte. Nga ana tjeter evropjanet dhe amerikanet mbeten dobica, vetem per drejtesi e demokraci nuk mund te flasin per menyren si mendojne e veprojne

  5. Po si fillim, kush e firmosi asociacionin qe te jete Kurti sot subjekt i temes tradhtar apo jo tradhtar? Ai qe sot eshte ne burg, dhe ai merhumi qe e pasoi.
    Tani Kurti eshte burreshtetasi shqiptar me serioz qe kane lindur nder shqiptar prej shume kohesh. Kam besim se Kurti do rregullije shume problemit juridik te krijuar nga ata qe sot peshtyjne mbi veten

    1. Asosacionin e firmosi Thaçi por ai e kuptoi rrezikun që i vjen Kosovës nga asosacioni dhe ndaj doli me alternativën e dytë, ne japim veriun që nuk e kontrollojmë dhe në këmbim marrim njohjen, po doli Kurti dhe tha me mua kryeministër nuk do bëhet Asosacioni dhe veriun do e fus në kontroll. Tani po e shohim që Kurti i kishte p… me rigon gjithë këto.

  6. Bushat nuk na thua asgje te re vetem se mundohesh si balerine se sapuni eshte edhe dinzifektatnt edhe te jep ere te mire.
    Bushat Keta(nderkombetaret) ti tredhin koqet(nqs ke) se ti je qiraxhi ne shtepine tende dhe jo pronar.
    Pra do apo nuk do Kurti ajo qe eshte shkruar do te behet,
    Pastaj keto karlliqe jo e tha apo ja thashe jane per njerez te papune qe mundohen te bejne teorine mbasi dielli ka lindur.
    Kurt po ben te njejten gje biles me shume se Thaci.
    Keta ti tredhin koqet ishalla nuk na nderrojne dhe alfabetin.

  7. Ceshte plani franko-gjerman?Pse nuk eshte bere i njohur,permbajtja e tij,prej shume kohesh?Ky plan,eshte nje pacaure allafranceze (gjithmone ne favor te serbeve),por i vene mes disa kufijve,qe gjermanet te mos lejonin francen te dale kaq hapur,proserbe!Ky plan eshte faktikisht,nje lloj mareveshje,pa arritur asnje marreveshje konkrete,por nuk eshte as nje statuquo,por me keq se kaq.Edhe fakti qe prej BE-se,nuk pritej nenshkrim,por kjo do te behet me ceremoni pasardhese (me gjasa ne France),mbasi te pergatiten ,e imtesi,kushtet e zbatimit te ketij plani (as mish e as peshk),qe tu jepen paleve,si fakt i kryer!!!! Pra hileja e europes kurve,vijon ne kurriz te shqiptareve.

  8. Gëzimi me të cilin Berisha e përshkruan takimin, është i jashtëzakonshëm dhe reflekton izolimin e tij nga bota anglisht folëse prej dy vitesh.

    Aq i gëzuar është sa për një moment e ka tejkaluar dhe faktin që ai që ja çoi në zyrë është kushëriri i Dorian Duçkës. Nevoja për të dal në fotografi me një të huaj pas shpalljes “nomn grata” e ka bërë ti injoroj rreziqet që mund të vijnë nga fisi i Duçkës

    1. Organizata prestigjioze ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka përgënjeshtruar një artikull të botuar nga Lapsi.al, i cili pretendonte se Rama po e përdorte këtë organizatë për imazhin e tij. Reporterët thonë se janë të pavarur dhe se Andi Bushati botoi një informacion të pavërtetë.

  9. Tradhëtar, jo; hipokrit, absolutisht. Një përson me principe të forta, sikurse thotë që është Albin Kurti, do kishte pranuar presionin se nuk ka nga shkom, por duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëhere. Përderisa pranon të qëndrojë atë dhe të hajë fjalët e veta, të lëpijë atë që e ka pështyrë në publik, që ka thënë kurrë s’do ta lejojë, që ka mbushur parlamentin e vet me tymqe për këtë punë, atëherë është një hipokrit nga koka te këmbët.

  10. Escobar shfryn akuzat e opozitës dhe revolucionin: “McGonigal” nuk cenon raportet Shqipëri-SHBA. DASH nuk po heton çështjen

  11. Akuzoi zyrtarët amerikanë për gjobvënie, DASH: Qesharake! Berisha me korrupsion të theksuar, duam zgjedhje të ndershme

  12. I vrava nja katër protestues dhe plagosa disa të tjerë, dhe pastaj kërkova një snajper sepse besoja se katër snajperë që ruanin zyrat e mia nuk ishin të mjaftueshëm, nevojitej edhe mbështetja dhe zelli im për mbrojtjen e demokracisë dhe të fruteve të revolucionit, siç ishte një aferë korrupsioni me zë e figurë ku personazh kryesor ishte zëvendësi im në Qeveri.

    Të dashur demokratë dhe idealistë të palëkundur!

    Nga viti 2013 e këtej ne demokratët dhe revolucionarët e vetëm të Shqipërisë jemi pa pushtet dhe duket si i pamundur rikthimi ynë i shpejtë atje ku ka qenë ëndrra jonë e përhershme dhe etja jonë e pashuar.

  13. Për Sali Berishën duket se nuk janë ditët më të mira. Pas DASH, i cili i konsideronte qesharake akuzat e tij, ndërsa i rikujtonte sanksionet e Sekretarit të Shtetit për korrupsion të theksuar,

    Al Jazzera i ka ‘dhuruar’ sot një kopertinë falas, por sërish për fatin e tij të keq, personazhi i zgjedhur nuk është i duhur. Sali Berisha shfaqet krah presidentit sirian Bashar Al Assad.

    “Ose unë, ose kaos” – citohet Asad në kopertnën e Al Jazeera.

  14. brenda Partisë Demokratike, i kanë thënë se edhe nëse Berisha do të marrë vulën, do të ketë dhunë.

    “Meqë unë kam shumë miq atje në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra akoma më absurde.

    Nëpër rrethinat e Tiranës po përgatiten me bishta lopate, me bishta sëpate, me bishta kazmash dhe nëpër seksionet e rrethinave janë përgatirur nesër për një demonstratë të dhunshme, për protestë të dhunshme.

  15. “Këtu në SHBA, nuk merren fare me Edi Ramën për çështjen McGonigal. Por është shumë problematike çfarë ka ndodhur me McGonigal, sepse tregon mundësinë e punonjësve të SHBA-së që kanë cenuar demokracinë. Nëse ti marr para dhe nuk i deklaron

  16. në shtator 1998 i sulmova me armë të gjitha institucionet qendrore shtetërore dhe i mora, por vendet antidemokratike të Perëndimit, të udhëhequra nga SHBA dhe BE dhanë urdhër të tërhiqeshim pasi nuk do të njihnin asnjë qeveri të ardhur në pushtet me dhunë. Këta të mjerë nuk kuptonin se përdorimi i mitralozave, tankeve dhe flakëhedhësve nuk mund të konsiderohej dhunë.

    E kisha të qartë se kisha humbur vetëm një betejë të revolucionit, por jo revolucionin, pasi ai vazhdoi dhe ende vazhdon sa të jem unë gjallë dhe disa revolucionarë të tjerë

  17. Cecene salihu ju priti por ju nuk erdhet ne revucionin demokratik per kete arsye debatikasit me te besuar te revulicionarit salih do tju sulmojne femrat e fisit,sepse ju nuk permbushet thirrjen per revolucion

  18. Sali Berisha thotë se Edi Rama ka ndërhyrë në gjykatë, që vulën e PD-së ta marrë grupi properëndimor i PD-së. Nëse kjo do të ishte e vërteta dhe jo e kundërta, përse ky kryeministër që kontrollon gjykatat, nuk ndërhyri edhe në gjyqin e parë, kur Agron Zhukri dha vendimin pro Kuvendit të Stadiumit?!Bolsheviku i fundit ne ballkan sot moti dhe vulen e drejtesise per te gjitha ato qe ka bere ne 32 vjet,Qeni serb salih vdiq per se gjalli

  19. Mitingu i sotëm provoi se atij nuk i shkon më në miting as “Foltorja”.

    Vendimi i gjykatës është në leksion demokracie brenda partisë. Nëse sot Berisha pranon vendimin dhe ikën, përçarja në PD mbaron.

  20. Po përmend Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. I kam miq dhe i dua fortë, por s’mund të pranoj të bëjnë thirrje të tilla kur i kemi provuar. Ne kemi provuar 97-ën

    Thirrja për dhunë e një gazetari është kalim i vijës së kuqe. Problemi ynë më i madh mes kolegësh është që s’arrijmë të themi në studio, ato që themi në kafe. Në Shqipëri ka gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bëjnë gazeta!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *