• |
ide | kryesore

GJKKO kalon për gjykim çështjen e trafikut të makinave nga Kosova, mes tyre edhe 3 policë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e 7 të pandehurve që akuzohen për trafik mjetesh. Ndër të akuzuarit janë edhe tre punonjës policie: Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.

Mësohet se kreu i këtij grupi trafikimi mjetesh Shqipëri-Kosovë ishte Selaudin Shahini. Përmes lidhjeve farefisnore në Kosovë, ai kishte krijuar një linjë trafiku me 6 persona të tjerë. Ata fusnin makina të vjedhura në Shqipëri. Të arrestuar janë edhe Ndriçim Shahini (kushëriri i Selaudinit), Ervis Cara (kushëri i Ndricimit); Aurel Shatri (shok i Ervisit); Vojsava Doda (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit); Endi Ahmetaj (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit) dhe Fatri Braha (Punonjës i Policisë).

Të 7 të pandehurit ndihmonin njëri-tjetrin për të transportuar makinat e vjedhura nga pika kufitare e Morinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *